1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një paragraf për abortin dhe shfuqizimi i tij në Gjermani

13 Maj 2022

Bundestagu konsultohet për shfuqizimin e një paragrafi mbi "ndalimin e reklamës" për abortin. Por sa shpesh ndërpritet një shtatzani në Gjermani dhe cilat janë arsyet?

https://p.dw.com/p/4BF1D
Schwangerschaftstest
Fotografi: Christin Klose/dpa/picture alliance

Prej vitesh ka një paragraf të kontestuar ligjor në Gjermani. Paragrafi §219a i kodit penal për "reklamën e ndërprerjes së shtatzanisë". Sipas një projektligji të koalicionit qeveritar ai duhet të shfuqizohet, sepse mjeket e mjekët rrezikojnë penalizime, "nëse ata publikojnë në opinion (psh në faqen e tyre online) informacione faktike për rrjedhën dhe metodat e ndërprerjes së shtatzanisë." Kështu është shumë e vështirë për pacientet që të gjejnë mjeken/un e duhur. Edhe e Majta e mbështet shfuqizimin e këtij paragrafi, kurse Unioni CDU/CSU dhe AfD janë kundër. Sipas vullnetit të koalicionit edhe dënimet që janë dhënë mbi bazën e këtij paragrafi duhet të shfuqizohen. Bundestagu konsultohet të premten për këtë.

Deutschland | Debatte über Impfpflicht im Bundestag
Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Por reklamat jo shkencore dhe madje ato joshëse për ndërprerjen e shtatzanisë do të mbeten të ndaluara. Sipas Zyrës së Statistikave numri i aborteve në Gjermanië në 25 vitet e fundit kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme. Nga 130.899 në vitin 1996 në 94.596 në vitin 2021. Edhe numri i aborteve nën moshën 30 vjeçare ka rënë ndjeshëm në Gjermani. Sipas të dhënave të Qendrës Federale për Edukimin Shëndetësor rreth një e treta e shtatzanive në Gjermani është e paplanifikuar, një e gjashta e padëshiruar.

Por kush vendos për ndërprerjen e shtatzanisë? Kuota e aborteve është më e lartë në grupmoshat 15-29 vjeç, e pasuar nga grupmosha 30-34 vjeç. 58% e femrave që ndërpresin shtatzaninë janë beqare, 38% të martuara. 59% e kanë sjellë ndërkohë një fëmijë në jetë. Ndërprerja e shtatzanisë është në të vërtetë e dënueshme në Gjermani, por ka përjashtime: Në 12 javët e para mund të kryhet aborti, nëse nëna ka vizituar më parë një qendër konsulte të posaçme. Edhe për shkaqe mjekësore apo pas një përdhunimi  aborti lejohet.

Symbolbild Schwangerschaftsabbruch
Fotografi: picture-alliance/Keystone/C. Beutler

Femrat që kanë kryer abort në një studim të Qendrës për Edukimin Shëndetësor kanë dhënë si arsye më të shpeshtë mungesën e një partneri apo një lidhje të vështirë (40% e të anketuarave). Po ashtu rol të madh luan edhe pasiguria në punë apo ajo financiare (20.3%). Faktorë të tjera janë angazhimet si studimi apo shqetësimet shëndetësore. Shumë pak femra shohin si arsye të mosqenurit gati si shkak për ndërprerjen e shtatzanisë.

 

la/ag