Stille Nacht, heilige Nacht
23 Dhjetor 2010Tekstin fillestar në gjermanisht të këngës "Natë e qetë, e shenjta natë" e shkroi ndihmësfamulltari austriak, Josph Mohr. Drejtori i shkollës së fshatit Franz Xavier Gruber kompozoi melodinë për kitarë. Kjo melodi tingëllon krejt ndryshe nga versioni meditues. Ajo dukej si një melodi vallëzimi mjaft tërheqëse.
Kënga e krishtlindjeve "Natë e qetë, e shenjta natë" u prezantua për herë të parë më 24 dhjetor 1818 në kishën Shën Nikollës në fshatin austriak Obersdorf të Salcburgut gjatë një meshe me të krishterë. Rreth krijimit të këngës ka shumë legjenda dhe histori. Njëra nga ato thotë se organoja ishte thyer dhe duhej krijuar shpejt një këngë krishtlindjeje për një instrument tjetër. Por është e mundur që Joseph Mohr dëshironte një këngë që mund ta luante në kitarën e tij.
Kënga më popullore në meshat tradicionale të krishtlindjeve
Në vitin 1859 John Freemann Young, peshkopi i dytë i dioqezës së Floridës e përkthen këngën në anglisht. Shumë shpejt kjo këngë u bë kënga më popullore në meshat tradicionale të krishtlindjeve dhe po ashtu tek këngëtarët e krishtlindjeve që shkonin derë më derë. Kënga “Natë e qetë, e shenjta natë“ u bë kështu shumë e njohur sa që me kalimin e kohës u interpretua në disa versione pop. Një nga këto është edhe kjo e bendit soul amerikan “The Temptations” që doli në vitin 1968.
Rekorde shitjeje në të gjitha kohët
Edhe këngëtarja legjendë Mahalia Jakson e ka interpretuar këngën sipas mënyrës së saj. Mesazhi i paqes dhe ritmi i melodisë shkojnë shumë mirë me stilin e saj unik vokal. Versioni i saj në këngën “Natë e shenjtë, e shenjta natë” lëvdohet pasi ka thyer rekord si disk singël në shitje në të gjitha kohët, - sigurisht në Norvegji.
Edhe Elvis Presly ka bërë një variant klasik në albumin e tij për krishtlindje në vitin 1957. Asokohe disku i gramafonit pati sukses shumë të madh, ndoshta për shkak të kësaj pjese. Në këtë pjesë mbreti e recitoi këngën e krishtlindjeve me një ton pak të ulët, disi të paqartë.
Kënga dhe turizmi
Kisha e Shën Nikollës në Oberndorf, ku u këndua për herë të parë kënga klasike “Nata e qetë, e shenjta natë”, u shkatërrua në fillim të vitit 1900 nga një katastrofë natyrore. Në vend të tij u ngrit një kishëz për natën e shenjtë e të cila në kohën e krishtlindjeve është edhe një destinacion turistik mjaft i popullor.
Dorëshkrimi origjinal nga pena e Jozef Mohrit humbi, por në vitin 1995 ky dokument u zbulua dhe në të konfirmohet autorësia e autorit të tekstit të këngës në vitin 1816. Pra ai e kishte shkruar dy vjet para se të bëhej premiera e saj. Muzikologët hulumtues kanë gjetur gjurmë tek këngët popullore austriake të melodisë nga Franz Xaver Gruber.
1914: Harmoni në llogoret e luftës
Kënga „Nata e qetë, e shenjta natë“ u përkthye në të paktën 44 gjuhë. Kënga u këndua një herë në të njëjtën kohë në gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht, kur ushtarët armiq në Luftën e Parë Botërore shpallën armëpushim për pak kohë në mbrëmjen e shenjtë në vitin 1914. Së bashku ata akorduan në harmoni në llogoret e luftës këngën e vetme të krishtlindjeve: „Nata e qetë, e shenjta natë“.
Ju duhet të besoni se fakt mbetet që 192 vjet pas daljes për herë të parë në skenë të kësaj kënge më 24 dhjetor 1818, ajo mbetet në gjithë botën një nga këngët e krishtlindjeve më të dashura.
Autor: Gavin Biackburn / Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktor: Pandeli Pani