1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një i panjohur sulmon kalimtarë në Erfurt

28 Qershor 2021

A kemi të bëjmë me një imitues? Një burrë plagosi dy persona në juglindje të Erfurtit. Sipas dëshmitarëve okularë, ai i sulmoi ata me thikë. Sulmuesi ka ikur.

https://p.dw.com/p/3vgY1
Symbolbild Erfurt Polizei
Fotografi: Martin Schutt/dpa/picture alliance

Një person i panjohur sulmoi dhe plagosi dy kalimtarë në rrugë në Erfurt. Personi mori më pas arratinë, bëri të ditur policia në kryeqytetin e Tyringisë. Atë po e kërkojnë ndër të tjera me një helikopter policie dhe qenë gjurmues. Viktimat u dërguan në spital

Erfurt | Zwei Menschen angegriffen und verletzt
Fotografi: Michael Reichel/dpa/picture alliance

Dy personat që u sulmuan, të moshës 45 dhe 68 vjeç, u dërguan në spitalet pranë për t'u mjekuar. Jetët e tyre nuk janë në rrezik, u bë e ditur. Ende nuk ka informacion mbi prapavijën e sulmit.

Sipas policisë, autori i dyshuar besohet se është midis 20 dhe 30 vjeç dhe ka një fytyrë me vraga. Hetuesit shpresojnë të marrin informacione nga dëshmitarët.

Këtu pranë u sulmuan personat
Këtu pranë u sulmuan personatFotografi: Michael Reichel/dpa/picture alliance

Ky sulm të kujton sulmin me shumë viktima me thikë të premten në qendër të Würzburg-ut.

Prapavija dhe motivi i autorit të sulmit në Würzburg nuk janë sqaruar përfundimisht. Ministri i Brendshëm bavarez Hermann tha se nuk mund të thuhet ende nëse i dyshuari duhet të klasifikohet si terrorist. Somalezi 24-vjeçar kishte qenë vazhdimisht në trajtim psikiatrik. Në të njëjtën kohë, ka të dhëna se ai ishte shprehur në mënyrë islamike. 

Aktin e Würzburgut, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert e vlerësoi si akt të brutalitetit dhe keqdashjes së pakuptueshme. Dhembshuria është te viktimat dhe familjet e tyre, tek të plagosurit rëndë dhe te ata që ishin dëshmitarë të ngjarjes të tmerrshme. Qeveria federale shpreson që të prekurit do të shërohen në trup dhe në shpirt.
 

aud (dpa, dlf, mdr, afp, rtr)