Porti i Kielit bën pjesë në portet me gamën më të gjerë dhe me rendimentin më të lartë në hapësirën e detit Baltik. Pozita gjeografike, thellësia e përshtatshme për anijet e mëdha dhe lidhja direkte me rrejtin hekurudhor dhe atë të autostradave e bëjnë këtë port mjaft të frekuentueshëm si për transportin e mallrave ashtu edhe për pasagjerët.