1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nimetz: Hap vizionar në Ballkan

Aida Cama
26 Janar 2019

Mbas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës edhe nga parlamenti grek, i dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e emrit, Matthew Nimetz thotë se palët kanë hapur derën për marrëdhënie të reja mes tyre.

https://p.dw.com/p/3CEMm
Uno-Vermittlung Namensstreit zwischen Mazedonien und Griechenland
Fotografi: DW/Petr Stojanovski

"Hap vizionar" e quan Matthew Nimetz, hapin që kanë hedhur Maqedonia dhe Greqia me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, për çështjen e emrit, Nimetz lëshoi një deklaratë për shtyp pas njoftimit se edhe parlamenti grek e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës. "Të dy fqinjët kanë hapur derën për marrëdhënie të reja midis njëri tjetrit dhe një epokë të re për konsolidimin e sigurisë dhe paqes në Ballkan," shkruan Nimetz.

Nimetz, që ka punuar 28 vjet për të arritur në këtë ditë thotë, se pret përfundimin e procesit siç e përmban marrëveshja dhe premton angazhimin e OKB për të punuar me të dy palët.

Edhe Sekretari i Përgjitshëm i OKB, António Guterres lëvdoi udhëheqësit e Maqedonisë dhe Greqisë që sinjalizuan dhënien fund të grindjeve për emrin. Në një deklaratë lexuar nga nënzëdhënësi i tij, Fahran Haq, Guterres shkruan se "zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, do i japë shtysë të re përpjekjeve të pajtimit në Europë dhe më gjerë.