Nimetz: Njerëzit në rajon janë të gatshëm për zgjidhjen
18 Janar 2018Dy muajt e ardhshëm do të shihet nëse do të zgjidhet apo jo çështja e emrit të Maqedonisë. Kështu thotë, i dërguari i posaçëm Metthew Nimetz, i cili beson se "bisedimet këtë raund do të kenë një rezultat ndryshe nga herët e tjera”. Në konferencën e shtypit mbajtur të mërkurën në selinë qendrore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Nimetz tha se beson se njerëzit në rajon janë të gatshëm të zgjidhin problemin.
"Udhëheqësit politikë në Athinë dhe në Shkup duan të arrijnë një zgjidhje, për të cilën ekziston interesi kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha Nimetz. „Situata në rajon është ndryshe dhe palët që marrin pjesë në bisedime janë ndryshe. Ekzistojnë disa arsye që tregojnë se ka arritur koha për ta gjetur zgjidhjen.”
Në konferencën që zgjati 12 minuta, Nimetz doli bashkë me dy ambasadorët pranë misionit të përhershëm të KB, Naumovski dhe Vassilakis. Por asnjëri prej tyre nuk u prononcua para shtypit.
Ambasadorët morën në takimin me Nimetz disa ide që vijnë nga bisedimet e fundit midis palëve. Kështu, ambasadorët morën me vete kuadrin, mbi të cilin do të vazhdojnë bisedimet në një proces, i cili "po ecën në drejtim pozitiv”.
A ka propozime të reja?
Palëve u janë propozuar disa idera, që nuk mund të quhen të reja. Kompozimi i ideve është i ri. 25 vjet ekzistencë konflikti janë diskutuar shumë idera, kështu që është e vështirë të gjesh idera të reja. Javët e ardhshme bisedimet do vazhdojnë në dy kryeqytetet, Athinë dhe Shkup, mbase në nivel të lartë.
Pyetjeve të gazetarëve lidhur me subjektivitetin e tij në bisedime, që supozon se Nimetz mbështet palën maqedonase, ai iu përgjigj se ai në fakt është realist dhe objektiv. Lidhur me pyetjen e punësimit të tij në General Atlantik, një kompani që sipas gazetarit që pyeti, ka investuar në Balkan, Nimetz iu përgjegj duke thënë se ai nuk ka asnjë punësim tjetër, sepse është aktualisht i fokusuar në zgjidhjen e çështjes së emrit për Maqedoninë. Maqedonia u quajt në takim sërish, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, FYROM, siç njihet nga Kombet e Bashkuara.