1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania - Historia ime: Turqia

Kemal Hür13 Tetor 2012

Mesut Özil, regjisori Fatih Akin, shkrimtari Feridun Zaimoglu janë gjermanë të suksesshëm, prindërit e të cilëve erdhën si Gastarbeiter. Në këto 50 vjet kanë ndryshuar jo vetëm emigrantët por dhe shoqëria gjermane.

https://p.dw.com/p/163JM
--- DW-Grafik: Peter Steinmetz

Mjekra është pengesë mendonte Dursun Güzel gjatë udhëtimit të tij nga Stambolli për në Mynih. Diku rrugës mes dy botëve, ku ai kishte vendosur të jetonte këtej e tutje, shkoi në banjon e trenit për të hequr mjekrën që nuk e kishte rruar asnjëherë më parë. „Ky ishte hapi im i parë drejt integrimit“ qesh 68 vjeçari, kur tregon këtë anekdotë. Gjermania është një vend modern dhe atje nuk mbajnëmjekër, mendonte ai atëhere. Ishte 21 Shtatori i vitii 1968. Të gjithë bashkëudhëtarët e Dursunit e kishin nisur këtë ushëtim dyditor nga qytete të ndryshme të Turqisë. Ata shkonin drejt një vendi të huaj që i kishte kërkuar. Gjermania kishte nevojë për punëtorë, ndërsa ata kishin nevojë për punë.

Marrëveshje punësimi prej dy faqesh

Në vitet 50-të dhe 60-të ekonomia gjermane ishte në majat e zhvillimit, por mungonin krahë pune. Që nga viti 1965 erdhën punëtorë italianë dhe më vonë nga Greqia dhe Spanja. Të ashtuquajturën marrëveshje për punësim Gjermania e nënshkroi me Turqinë më 30 tetor 1961. Dokumenti ishte vetëm dy faqe i gjatë dhe më i shkurtër se kontrata e punës së Dursun Güzel dhe punëtorëve miq mjekëroshë që erdhën në Munih.

ARCHIV - Türken warten 24.7.1970 in einem eigens für die Abfertigung türkischer Gastarbeiter errichteten Zelt auf dem Düsseldorfer Flughafen auf ihren Flug in die Heimat. Für rund 30 Türken hatte der Morgen damals mit einer unangenehmen Überraschung begonnen: Trotz Flugtickets, die sie über ein Reisebüro gebucht hatten, gab es für sie keinen Platz in der Maschine. Das Reiseunternehmen sagte den Transport in ihre Heimat für den Nachmittag zu. Foto: Bertram dpa (zu dpa-Themenpaket «Anwerbeabkommen») +++(c) dpa - Bildfunk+++
Me ëndrra në valixhe drejt GjermanisëFotografi: picture-alliance/dpa

Dursun Güzel e ka origjinën në Sivas, një provincë në qendër të Anadollit. Ai ishte i punësuar atje në një ndërmarrje hekurudhore shtetërore. Ishte një vend pune i sigurtë dhe ai fitonte më shumë se në një aktivitet privat. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Gruaja e tij ishte për të tretën herë shtazënë kur Dursun-i vendosi të udhëtojë për në Gjermani. Vëllai i tij kishte shkuar atje në vitin 1964 dhe paguhej si ndihmës më shumë se ai në ndërmarrjen turke të hekurudhave. Ai ishte shumë entuziast nga kushtet më të mira të jetesës dhe punës që ia tregonte të vëllait kur shkonte për pushime në verë në atdhe. Kur ai gjeti një punë për vëllain Dursun ky i fundit nuk u mendua gjatë. Dursuni kishte borxhe tek një shoqëri ndërtimesh dhe nuk po arrinte të paguante gjithmonë në kohë këstet. Rroga nuk i mjaftonte për të pasur një shtëpi të vetën. Këtë ëndërr ai donte t´ia plotësonte vetes dhe familjes duke punuar në Gjermani.

Rrugët nuk ishin prej ari

Me ëndrra të ngjashme vinte në Gjermani shumica e punëtorëve. Deri në vitin 1973, kur u pezullua tërheqja e punëtorëve, bazuar në të dhënat e Qendrës për Studimet Turke dhe të Integrimit në Esen, në Gjermani kishin ardhur 857 mijë njerëz nga Turqia. Modalitetet e udhëtimit organizoheshin nga zyra e ndërmjetësimit e ngritur enkas për këtë qëllim. Sipërmarrësit gjermanë paguanin një taksë ndërmjetësimi tek zyrtarët turq. Çdo aplikant i nështrohej në Stamboll nga koka tek këmbët një kontrolli mjekësor. „Mjekët na shikonin nga goja deri tek brekët“, kujton Dursun Güzel.

Dursun Güzel punoi me shëndet të plotë në vitet e tij të para të jetës së tij si punëtor në ndërtimin e rrugëve në Baden Würtemberg dhe më vonë kaloi në një fabrikë makinash. Ai jetonte së bashku me turq të tjerë në konvikt. Në Turqi ai kishte dëgjuar se rrugët në Gjermani janë të shtruara me flori, por realiteti ishte ndryshe. Puna këtu ishte më e rëndë se puna në ndërmarrjen hekurudhore në Turqi. Por ai donte të fintonte shpejt para për shtëpinë e tij në Sivas. Kur shkoi për herë të parë me pushime ne vitin 1980, kishte kursyer 8000 Marka. Për një shtëpi i duheshin tri herë më shumë dhe për më tepër ai kishte borxhe që duhet t´i kthente.

Bashkimi i familjes

Si shumica e punëtorëve të parë të ftuar për të punuar në Gjermani Dursun Güzel e kuptoi se ai nuk do të kthehej më në vendin e tij. Ai shkoi në Berlin dhe tërhoqi edhe gruan në vitin 1971. Fëmijët mbetën fillimisht tek kushërinjtë në Sivas. Familja Güzel u dërgonte të afërmve shumë para. Në fund të viteve 70-të fëmijët tregonin se sa e vështirë ishte për ta, të jetonin pa prindërit në Turqi. „kjo më bën të vuaj shumë akoma“ thotë babai Dursun.

Në fund të viteve 70-të shumë punëmarrës turq i tërhoqën fëmijët e tyre. Lejet e tyre të përkohshme të qëndrimit dhe të punës u zgjatën bazuar në ligjin e vitit 1965. Edhe pas ndalimit të marrjes së punëtorëve në vitin 1973 bashkimi familjar ishte i mundur. Në Turqi u organizua në atë kohë puçi i tretë ushtarak. Kush mundte i tërhiqte fëmijët e tij nga Turqia politikisht e pasigurtë për në Gjermani.

Gjermania nuk ishte e përgatitur për këtë, thotë Yunus Ulusoy nga qendra për studime turke. Në atë kohë u organizuan klasa përgatitore për fëmijët e punëtorëve miq. „Nganjëherë si një klasë fshati në Anadoll, ku fëmijë të të gjitha grupmoshave mësonin në një klasë nga një mësues turk gjuhën turke“, thotë studiuesi i migracionit Ulusoy, i cili vetë ka qenë në një klasë të tillë. Këto klasa ishin si një vend qëndrimi, derisa fëmijët dhe të rinjtë të ktheheshin përsëri, thotë Ulusoy. Por punëtorët miq që quheshin kështu deri deri në mes të viteve 90-të, nuk mendonin më të ktheheshin në vendin e tyre.

Stimul për t´u kthyer

Me një „stimul-kthimi“ qeveria e Kohlit u përpoq t’i kthente të huajt në vendin e tyre. Nga viti 1982 deri 1985 janë kthyer në Turqi më shumë se 300 mijë turq. Ata humbën kështu të drejtën për t’u rikthyer në Gjermani. „Vështirësitë që hasën ata për të rifilluar jetën në Turqi ishin një mësim dhe paralajmërim për ata që kishin mbetur në Gjermani“, mendon Ulusoy. Në këtë kohë punëtorët turq po largoheshin gjithnjë e më shumë nga ëndrra e tyre fillestare për të punuar në Gjermani për aq kohë derisa të mblidhnin para për një shtëpi. Ata tashmë po e zhvendosnin pikërëndesën e jetës së tyre këtu, thotë, Ulusoy.

Ein Mann am Mittwoch (26.10.2011) in Istanbul an einem Sonderzug vorbei. Der Sonderzug aus Istanbul fährt über den Balkan nach München und soll an die vor 50 Jahre begonnene Einwanderung von Türken nach Deutschland erinnern. Deutschland und die Türkei hatten am 30. Oktober 1961 ein Anwerbeabkommen unterzeichnet, in dem der Aufenthalt türkischer Arbeitskräfte in Deutschland geregelt wurde. Die zunächst als «Gastarbeitern» gekommenen Türken blieben oftmals bis heute. Foto: Carsten Hoffmann (zu dpa-Korr "Großer Bahnhof für Migranten der ersten Stunde" vom 26.10.2011) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Nga viti 2006 ka më shumë turq që migrojnë nga Gjermania për në Turqi se anasjelltasFotografi: picture-alliance/dpa

Edhe Dursun Güzel nuk mendoi më në vitet 80-të për t´u kthyer. Vetëm një herë ka folur ai me familjen e tij për këtë temë, pikërisht pas pas ribashkimit të Gjermanisë. Për arsye shëndetësore ai nuk ishte më i aftë për punë dhe jetonte kryesisht me ndihmat e zyrës së punës. Aktet raciste kundër të huajve në Rostok, Molln, Solingen dhe vende të tjera i krijuan një ndjenjë frike. Por sidoqoftë familja vendosi të qëndrojë në Berlin.

Me këtë vendim familja Güzel nuk është e vetme. „Turqit e Gjermanisë“ ishin deri në fund të viteve 90-të ndihmues ekonomikë dhe siguronin të ardhura në valutë për Turqinë. Tani që ekonomia turke po zhvillohet shumë shpejt dhe turqit kanë filluar të investojnë në Gjermani, emigracioni nga Turqia thuajse ka pushuar. Ka akoma bashkëshortë ose bashkëshorte që vijnë nga Turqia, por siç vëren studiuesi i migracionit Yunus Ulusoy, duke filluar nga viti 2006 ka më shumë turq që migrojnë nga Gjermania për në Turqi se sa anasjelltas. Në pesë vitet e fundit 31 mijë të rinj turq në moshë madhore, që janë rritur dhe shkolluar në Gjermani, janë kthyer në vendlindjen e prindërve të tyre, sepse mendojnë se atje kanë shanse më të mira për punësim se në Gjermani, edhe pse Gjermania kërkon me urgjencë krahë të kualifikuar pune.

Kanë gjetur atdheun e ri

Dursun Güzel vendosi të rrijë këtu për një arsye të qartë. Megjithë vështirësitë ai këtu ndjehet i lirë, thotë Güzeli. Berlini është bërë atdheu i tij thotë ai pa nguruar asnjë sekondë dhe për të shkuar në Sivas atij i duhen vetëm disa orë. Dy vajzat e tij dhe djali kanë tashmë fëmijët e tyre. Të gjithë e shikojnë Berlinin si atdheun e tyre, thotë Dursun Güzel dhe tregon duke qeshur mjekrën e tij të bardhë e të dendur. „Në fillim të viteve 90-të e kam lënë përsëri të rritet. Vajza e madhe më tha se si gjysh duhet të kisha mjekër“.

Turq të suksesshëm në Gjermani

Ahmet Lokurlu

Gjermania - Historia ime

Binoki

[No title]

Sinan Akkus

[No title]

Onu Güntürkun

[No title]

Ekin Deligöz

[No title]