080908 60 Jahre Staatsgründung Nordkorea
8 Shtator 2008Me të papritura në politikën e saj, kërcënuese, Koreja e veriut është gati e panjohur. Informacionet nga vendi mezi arrijnë të kalojnë kufijtë, kush udhëton në këtë vend shoqërohet nga spiunë dhe kujdestarë që mbikqyrin çdo hap. Ata përkujdesen që vizitori të shohë vetëm fasadën e jashtme të vendit, ekonomia e të cilit prej vitesh është rrënuar.
Historia e Koresë së Veriut
Gadishulli korean nga fundi i Luftës së II Botërore: Vendi është që nga viti 1910 koloni japoneze. Në këtë rajon dhe në Mançurin e pushtuar po nga japonezët janë stacionuar dy milionë ushtarë. Me hedhjen e bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki në gusht 1945 është e qartë që Japonia do të kapitullojë para Shteteve të Bashkuara. Por para se të ndërmerret ky hap, Stalini ja del që në rajonet e pushtuara nga Japonia të krijojë konfigurime të reja gjeopolitike. Jörg Freidrich, ekspert për Azinë: "Në natën në të cilën kapitulloi mbreti japonez trupat e Stalinit goditën në Mançuri dhe ja dolën që të merrnin në kontroll këtë zonë për 12 ditë. Trupat e Stalinit u futë edhe në këtë zonë të Koresë dhe askush nuk mundi t'i ndalë."
Trupat amerikanë ishin të zënë me pushtimin e ishujve koreanë dhe nuk kishin në Kore trupa të tyre. SHBA-të u përpoqën kështu të ngadalësonin marshimin rus përmes zgjidhjes politike. Ato ranë dakord me Stalinin që ta ndanin Korenë përgjatë meridianit 38 grad duke e lënë veriun nën kontrollin sovjetik dhe jugun nën atë amerikan. Korea duhej të bashkohej por kur dhe si, asokohe fuqitë e mëdha nuk kishin asnjë përgjigje.
Kështu nga vija e demarkacionit u krijuan dy shtete, njëri në jug nën një qeveri ushtarake amerikane, tjetri në veri ku u themeluan strukturat komuniste. Në vitin 1947 SHBA e sollën çështjen e Koresë para Kombeve të Bashkuara. OKB miratoi një rezolutë: Në Kore duhej të organizoheshin zgjedhje të lira dhe të krijojej një qeveri, pas kësaj trupat pushtuese duhej të largoheshin. Por ndërkohë hendeku mes dy blloqeve ishte thelluar mjaft. Zgjedhjet u zhvilluan vetëm në jug, prej nga u krijua ne 15 gusht Republika e Koresë së jugut. Veriu reagoi menjëherë dhe në 9 shtator 1948 Kim Sung II proklamoi Republikën demokratike popullore të Koresë së veriut. Jörg Friedrich: "Kim Sung II kishtë qenë oficer në ushtrinë sovjetike. Ai për një të gjatë kishte shërbyer në Siberi dhe ishte trajnuar nga ushtria sovjetike. Kjo do të thotq që ishin përfaqësues të Stalinit, ata që shpallnë këtë shtet."
Por gjendja nuk u konsolidua. Në vitin 1950 trupat koreanoveriore marshuan në jug. Për tre vite trupat amerikane luftuan ashpër kundër trupave sovjetike dhe kineze. Këtu nuk bëhej fjalë vetëm për pushtetin në Kore, por luftonin dy sisteme. Për SHBA kjo ishte një dëshmi e politikës ekspansioniste të sistemit sovjetik. Si pasojë e kësaj pati përforcim të trupave në Evropë dhe u themelua NATO. Gjithashtu u lejua riarmatimi i Gjermanisë. Koreja e veriut, mendon eksperti Sebastian Harnish nxori mësimin e saj nga kjo luftë. Nga përvoja e kthimit në fushëbetejes për një luftë që mund të zhvillhej diku tjetër, u çimentua ideja e pavarësimit nga vendet e tjera. Ide që ekzsiton deri më sot, që u reflektua në krijimin e armëve nukleare.