Nga Afganistani direkt në Kosovë
24 Prill 2012I ngarkuari për Mbrojtjen i Bundestagut, Helmut Königshaus (FDP) e kritikoi ashpër trajtimin që Bundeswehri u bën ushtarëve në misione në botën e jashtme. "Për çfarë 'planifikimi' bëhet fjalë, kur ushtarë të kthyer nga Afganistani dërgohen praktikisht pa ndërprerje në një angazhim në Kosovë?", shkruan ai sot në botimin e majit të revistës së ipeshkvit ushtarak katolik "Kompass"
Për disa ushtarë dhe familjet e tyre kjo do të thotë më shumë se një vit mision në botën e jashtme "praktikisht pa pushim, pa shplodhje", theksoi Königshaus. "Kjo është shumë qartë mungesë interesi për mirëqënien e ushtarëve që u janë ngarkuar planifikuesve."
I ngarkuari me çështjet e Mbrojtjes të Bundestagut kërkoi veç kësaj "me urgjencë" përmirësime në strehimin dhe përkujdesjen e ushtareve dhe ushtarëve në Kosovë.
Autor: kna/ Auron Dodi
Redaktoi: Eliana Xhani