1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërmarrjet gjermane investojnë më shumë për shkencën dhe zhvillimin

Klaus Deuse / Vilma Filaj-Ballvora28 Dhjetor 2012

Pavarësisht krizës, prej së cilës që nga 2009 mbizotëronte stanjacioni, vitin e kaluar shpenzimet për shkencën dhe zhvillimin u rritën ndjeshëm me rreth 7%.

https://p.dw.com/p/1795P
Fotografi: picture-alliance/dpa

Shoqata e Donatorëve për Shkencën në Gjermani, me seli në Esen, realizon rregullisht sondazhe mbi financimet për shkencën dhe zhvillimin në të gjitha degët e ekonomisë gjermane. Pas një sondazhi aktual mësohet se, ndërmarrjet në Gjermani u mobilizuan duke arritur që për herë të parë brenda një vitit të investojnë 50,3 miliardë euro për shkencën dhe zhvillimin. Një shumë kjo mbi shtatë përqind më shumë se një vit më parë. "Kjo është kuota më e lartë e rritjes që prej shumë vitesh", konstaton Dr. Andreas Kladroba nga Shoqata e Donatorëve për Shkencën gjermane. Mbi 20.000 ndërmarrje kanë marrë në pyetje ekspertët e shoqatës së donatorëve duke konstatuar rritjen e financimeve nga të gjitha degët e ekonomisë. Deri tani ndërmarrjet qysh nga viti 2009, që ishte vit krize, kishin marrë masa të forta kursimesh duke shkurtuar edhe fondet për shkencën e zhvillimin.

Fokusimi tek e ardhmja nxit zhvillimin

Por ndërkohë pothuajse në të gjitha degët e ekonomisë e kanë kuptuar, sipas Andreas Kladroba, "….se këkrimi shkencor dhe zhvillmi janë investim për të ardhmen, që nuk duhet cënuar as në kohë krize." Edhe kjo është një arsye përse Gjermania si zonë ekonomike e përballoi kaq mirë krizën. Që ndërmarrjet janë të orientuara nga e ardhmja, mund ta kuptosh edhe nga fakti, se në sektorin e këkrimit shkencor dhe zhvillimit sërish është rritur numri i të punësuarve. "Ne në sektorin e kërkimit shkencor dhe zhvillimit në ekonominë Gjermane kemi të punësuar afërsisht 350.000 vetë. Edhe në këtë aspekt kemi një rritje afërsisht 3,5 përqind. Krahasuar me vitin e kaluar, kjo është një rritje e ndjeshme."

Marco Pickenhahn von Volkswagen Sachsen in Zwickau montiert am 09.11.2012 Türen an die Karosserie des neuen Golf 7. Einen Tag vor der deutschen Markteinführung am 10.11.2012 läuft die Produktion des Golfs der siebten Generation auf Hochtouren. Foto: Hendrik Schmidt/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Industria e automobilëve numri një në kërkimin shkencor dhe zhvillimin

Dega me sektorin mëtë fuqishëm kërkimor në Gjermani është dhe mbetet industria e automobilëve. Me rreth 16 miliardë euro kjo degë ka pothuajse një të tretën e shpenzimeve të përgjithshme nga fondi i shkencës dhe zhvillimit. Degët pasuese janë ajo e elektroteknikës me tetë miliardë, ajo e prodhimit të makinerive me pesë miliardë, dega e farmaceutikës me katër miliardë dhe ajo kimike me tre miliardë euro. Të gjitha këto janë degë me orientim të fortë eksportin.

Në investimet për shkencën dhe zhvillimin në Gjermani prodhuesi i automobilëve Volkswagen (VW) me mbi gjashtë miliardë euro zë vendin e parë, i pasuar nga Daimler në vend të dytë dhe Siemens në vend të tretë. Ndër 15 sipërmarrjet në mbarë botën me sektor të zhvilluar të kërkimit shkencor dhe zhvillimit VW zë vendin e gjashtë dhe Daimler të trembëdhjetin. Përkundër kësaj tendence furnizuesit e energjisë i kanë shkurtuar me një të kartërtën financimet për këkrimin shkencor dhe zhvillimin. Në sfondin e kthesës energjetike drejt energjive të rigjenerueshme në Gjermani, Shoqata e Donatorëve të Shkencës dhe Zhvillimit në analizën e saj arrin në konkluzionin, se ndërmarrjet energjetike paratë për kërkimin shkencor i kanë shfrytëzuar për zgjerimin e infrastrukturës së rrjetit.

Edhe pse kryesisht ndërmarrjet e mëdha, shpenzojnë shumë para për kërkimin shkencor dhe zhvillimin, Andreas Kladroba vëren: "Edhe ndërmarrjet e mesme vazhdojnë t'i kushtojnë rëndësi këtij sektori. Ka një sërë ndërmarrjesh, që ndonëse klasifikohen si të vogla, ato kryejnë një punë kërkimore shkencore absolutisht të nivelit të lartë dhe konform nxjerrin në treg edhe produkte të cilësisë së lartë."

The service robot Cosero works during the RoboCup GermanOpen 2012 in Magdeburg, central Germany, Saturday, March 31, 2012. More than 35 teams from 12 nations came to the event and show their robots in four different leagues, with soccer robots, rescue robots and service robots. The 11th RoboCup German Open 2012 takes place for the third from March 30 to April 1, 2012. (Foto:Jens Meyer/AP/dapd).
Fotografi: AP

Novacioni kompenson mungesën e lëndëve të para

Në aspektin e aftësisë së konkurrencësn në nivel ndërkombëtar për ndërmarrjet në një vend me pak lëndë të para si Gjermania i kushtohet rëndësi e veçantë novacioneve dhe zhvillimit të produkteve. Pavarësisht nga kriza e euros dhe premisave të pasigurta për koniunkturën, Andreas Kladroba konstaton një tendencë kthese: "Ndërmarrjet vazhdojnë të planifikojnë më shumë shpenzime për këkrimin shkencor dhe zhvillimin. Pra nuk do të ketë më pak shpenzime, por edhe kuotat rritjejes nuk do të jenë më kaq të larta."

Në përgjithësi Shoqata e Donatorëve të Shkencës dhe Zhvillimit parashikon një rritje me dy përqind.