1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndihmë e menjëhershme gjermane për Mosulin

22 Tetor 2016

Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare i tremben një katastrofe humanitare në Mosul, kur të zhvillohet beteja për marrjen e bastionit të të ashtuquajturit „Shteti Islamik“. Gjermania ofron 34 milionë euro ndihmë.

https://p.dw.com/p/2RYEW
Mossul Irak
MosulFotografi: Getty Images/C.Court

Me fondin e menjëhershëm prej 34 milionë eurosh të vënë në dispozicion nga Gjermania do të financohen qendrat logjistike të organizatës humanitare, „Technische Hilfswerk", THW në Irakun verior, të cilat ndihmojnë në shpërndarjen e ushqimit, është shprehur ministri federal gjerman për Zhvillimin, Gerd Müller për gazeten gjermane „Neue Osnabrücker Zeitung". Ndërkohë në këtë rajon ndodhen në arrati rreth 8 milionë vetë, theksoi politikani kristiansocial. Gjermania do të ndihmojë si në akomodimin e refugjatëve ashtu edhe në kujdesin shëndetësor.

Forcat e armatasorua të Irakut, kurdët peshmerga dhe milicë sunitë kanë filluar këtë javë një sulm frontal për marrjen e Mosulit. Qyteti disa milionësh është bastioni i fundit i IS-it në Irak. Ende brenda në qytet nuk po zhvillohen luftime. Ushtria irakiane dhe aleatët e saj po përqëndrohen në pushtimin e rajoneve përreth.

Muaj luftimesh

Sipas ministrit gjerman për Zhvillimin, Gerd Müller nuk pritet një dëbim i shpejtë i IS-it nga Mosulil. "Duhet të përgatitemi për luftime disamujore, e sidomos Turqia mund të përballet me një fluks të jashtëzakonshëm refugjatësh”, thotë Müller.  Ministri gjerman kërkon një  fond special të OKB-së, në të cilin të gjitha vendet të japin kontributin sipas mundësive, "me qëllim që për çdo krizë të mos fillojmë të lypim.” Sipas Müller nevojiten 20 miliardë euro për zgjidhjen e problemeve më urgjente. Për Sirinë dhe vendet përreth nevojiten 8 miliardë euro për të siguruar mbijtetesën e viktimave të luftës. Krahasuar me shpenzimet që bëjnë vendet për armatimin, „kjo është një shumë e vogël", tha ai.