1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO:Krijimi i ushtrisë së Kosovës në kohë të papërshtatshme

14 Dhjetor 2018

Pas kalimit të ligjit për transformimin e FSK-së në ushtri, të premten (14.12.) NATO ka vazhduar të mbajë qëndrimin e mëparshëm se koha e kalimit të këtyre ligjeve nuk ka qenë e përshtatshme.

https://p.dw.com/p/3A6qt
NATO Hauptquartier in Belgien Brüssel
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Dospiva

"Na vjen keq që ky vendim është marrë përkundër shqetësimit të shprehur nga NATO. Përderisa transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në parim është çështje e Kosovës, ne e kemi bërë të qartë se ky vendim është në kohë të papërshtatshme”, ka thënë Stoltenberg.

"NATO mbështet zhvillimin e Forces Kosovare të Sigurisë nën mandatin e tanishëm." Me mandatin e ri NATO do të rishikojë angazhimin me FSK-në”. "Të gjitha palët duhet të sigurohen, se vendimi i sotëm nuk do të rrisë tensionet në rajon. Të gjithë aktorët me përgjegjësi në rajon duhet të fokusohen në përparimin përmes reformave dhe në dialog. E përsëris thirrjen time drejtuar Prishtinës dhe Beogradit që të qëndrojnë të qetë dhe të mos bëjnë deklarata apo veprime që mund të nxisin përshkallëzim. NATO vazhdon ta përkrahë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit  me ndërmjetësimin nga BE-ja si zgjidhje e vetme afatgjatë për rajonin”, ka thënë Stoltenberg.

Në një deklaratë të mëparshme NATO pati shpjeguar, se për ndryshimin e Mandatit do të vendosë Këshilli i Përgjithshëm i NATO-s.