NATO e ndjen veten të kërcënuar nga Rusia
1 Dhjetor 2014Pranverën e ardhshme NATO do të ketë një forcë të re provizore regimi të shpejtë, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel. Kjo forcë ka si qëllim të mbrojë shtetet baltike kundër kërcënimeve nga Lindja, tha Stoltenberg në konferencën e tij të parë të madhe për shtyp pas marjes së postit në muajin tetor. Deri tani, NATO ka vetëm një "forcë reagimi" tokësore në dispozicion, së cilës i duhen disa javë që të jetë gati për të vepruar në Estoni, Letoni dhe Lituani. Në samitin e NATO-s në fillim të shtatorit, 28 anëtarët e NATO-s ranë dakord në Uells për ta reduktuar këtë trupë në mënyrë drastike. Në vitin 2016 pritet të jetë gati trupa e vërtetë, e cila mund të dislopkohet brenda 48 orësh në kufirin lindor të NATO-s.
Edhe ushtarët gjermanë pjesë e trupave të reagimit të shpejtë për shtetet baltike
Ushtarë gjermanë dhe holandezë që do të jenë pjesë e trupës së reagimit të shpejtë po stërviten ndërkohë bashkarisht në Mynster. Po ashtu ata kryejnë strëvitje të përbashkëta edhe në Poloni dhe në vendet baltike. Trupa e re pritet të ketë 5000-8000 vetë. NATO synon që në vendet baltike, nl Poloni, Rumani dhe në Bullgari të stacionëjë armë, logjistikë dhe ekspertë, që në rast nevoje furnizimi i trupës së reagimit të shpejtë të bëhet sa më shpejt.
Rusia i kritikon hapat e NATO-s
Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksej Meshkov i tha agjencisë Interfax, se NATO po destabilizon me manovrat ushtarake Veriun e Evropës. "Kjo e gjitha është shumë negative," tha Meshkov. Rusia do të bëjë gjithçka për të mbrojtur çdo kohë të gjitha kufijtë. Ambasadori amerikan në NATO, Douglas Lute, tha në Bruksel, se manovrat ushtarake të NATO-s duan të tregojnë vetëm se Aleanca është në gjendje që të mbrojë çdo vend anëtar të tsaj. Ushtria ruse njoftoi se do të zhvillojë manovra në shkallë të gjerë në kufirin perëndimor të Rusisë gjatë verës së vitit 2015.
Dera e NATO-s për Ukrainën dhe Gjeorgjinë mbetet e hapur
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg i kërkoi Rusisë që të mos e destabilizojë më tej situatën në Ukrainë dhe të vazhdojë mbështetjen e rebelëve në Ukrainë lindore. Por prapa skenave, ish-kryeministri norvegjez po përpiqet për të ndërtuar kanale të reja komunikimi me Moskën dhe për të rindërtuar dialogun në Këshillin NATO-Rusi, thonë diplomatët e NATO-s në Bruksel. Stoltenbergu gjithashtu përpiqet për të përdorur një retorikë më pak të mprehtë se paraardhësi i tij Anders Fogh Rasmussen. Megjithatë, Jens Stoltenberg i quajti manovrat e Forcave Ajrore ruse pranë hapësirës ajrore të NATO-s si "gjithnjë e më agresive". NATO nuk do të luajë një rol të drejtpërdrejtë ushtarak në konfliktin në Ukrainë Lindore, theksoi Stoltenberg. Megjithatë, disa shtete anëtare mund të dërgojnë furnizime dhe pajisje për trupat qeveritare ukrainase mbi bazën e marrëveshjeve dypalëshe. Po ashtu Stoltenberg tha se dera e NATO-s për Ukrainën dhe Gjerogjinë mbetet e hapur.