1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasojat e ndryshimit të klimës

Elert Ajazaj28 Nëntor 2012

Cilat vende janë më të prekura nga periudhat e thatësirës ekstreme apo nga përmbytjet? Këtë e llogarit organizata mjedisore Germanwatch në indeksin e saj të rrezikut për klimën.

https://p.dw.com/p/16rAC
Pamje të tmerrshme si pasojë e një moti ekstrem
Pamje të tmerrshme si pasojë e një moti ekstremFotografi: DW-TV

"Në dhjetë ditë rresht ka rënë vetëm një herë shi", kujton Antonio Cañas Calderón, "dhe gjithsej reshjet në vitin 2011 ishin 41 për qind më të larta sesa mesatarja vjetore në katër dekadat e fundit." Si pasojë e këtyre reshjeve Salvadori ka humbur një të tretën e produktit të brendshëm bruto, të realizuar në vitin 2011, tregon Cañas, i cili është anëtar i delegacionit të vendit amerikanolatin në Konferencën e Klimës në Doha.

Janë këto reshje shiu, të cilat i kanë sjellë Salvadorit vendin e katërt: vendin e katërt në indeksin e rrezikut për klimën, indeks të cilin e publikoi të martën (27.11.2012) në Doha organizata mjedisore Germanwatch. Me anë të të dhënave mbi dëmet nga katastrofat natyrore, dëme të cilat te risiguruesi Munich Re (më parë Münchener Rück) mblidhen në një bankë të dhënash, Germanwatch analizon për shembull numrin e viktimave, të dhënat mbi dëmet ekonomike, dhe në përfundim përcakton nga këto një vlerë për indeksin e saj.

Në krye të këtij indeksi qëndron për vitin 2011 Tajlanda. Sipas statistikës, gjatë përmbytjeve vdiqën vitin e kaluar 900 vetë dhe u shkaktuan dëme me vlerë mbi 75.000 dollarë (amerikanë).

Moti ekstrem si pasojë e ndryshimit të klimës?

Përmbytje në Kolumbi
Përmbytje në KolumbiFotografi: AP

Midis ngjarje të veçanta të motit, si përmbytja në Tajlandë apo reshjet e forta të shiut në Salvador nuk jemi në gjendje të vendosim një lidhje shkakësore me ndryshimin e klimës të shkaktuar nga njeriut, këtë Germanwatch e vë në dukje në raportin e vet. E megjithatë, thotë përgjegjësi i sektorit për politikën ndërkombëtare për klimën, Sven Harmeling, disa ngjarje të motit nuk mund shpjegohen pa transformimin e klimës. Christoph Bals, drejtor politik i Germanwatch, plotëson: "Kur shfaqen ngjarje ekstreme të motit, të cilat ngjasin vetëm çdo 4.000 Jahre ose me probabilitet të ngjashëm, atëherë me shumë gjasa ato e kanë burimin te ndryshimi i klimës." Një shembull është (sipas tij) të nxehtët rekord në Evropë në verën e 2003-shit.

Në raste të nxehtësh është më e thjeshtë sesa në raste reshjesh të forta të vendosësh një lidhje shkakësore me ndryshimin e klimës, mendon Bals. Në fund të fundit (vijon ai) prej ndryshimit të klimës, siç është vërtetuar, rritet edhe temperatura mesatare globale. Prandaj, thotë Bals, shkencëtarët janë mjaft të sigurt, se periudha e të nxehtët apo e thatësirës, të cilën përjetuan në vitin 2011 shtetet federale amerikane të Teksasit, Oklahomës, Luizianës, Nju-Meksikos, shpjegohen me ndryshimin e klimës.