1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mund ta lësh duhanin me hipnozë?

Diana Ach2 Janar 2015

Shumë duhanpirës e nisin vitin me premtimin se do ta lënë duhanin. Një nga metodat për të lënë duhanin është edhe hipnoza.

https://p.dw.com/p/1EE3J
Fotografi: Fotolia/Rumkugel

Pothuajse të gjithë duhanpirësit e dinë se vesi i tyre mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje të zemrës. Por megjithatë ata vazhdojnë të pinë duhan. Arsyeja është se pirja e duhanit nuk lidhet me arsye racionale, por me sektorë të nënndërgjegjes apo sikurse quhen në psikologji me pavetëdijen.

Pavetëdija, ose sektorët e nënndërgjegjes që lidhen me pirjen e duhanit mund të kurohen me hipnotizim. Në Gjermani e ashtuquajtura terapi me hipnozë njihet që nga viti 2006 edhe si metodë zyrtare për ata që duan të lënë duhanin, edhe pse kjo ka një problem imazhi.

Arsyeja është se shumë njerëz e lidhin hipnotizimin me shfaqjet spektakolare në skenë apo në televizor, gjatë të cilave personat e hipnotizuar në dukje pa dashjen e tyre, bëjnë gjëra për të cilat nuk mund të kujtohen më vonë - p.sh. hanë një gjysmë duzine vezë të gjalla.

30.12.2009 DW-TV fit und gesund Hypnose 1
Fotografi: DW-TV

Hipnotizim i vullnetshëm

"Rastet e hipnotizimit nëpër shfaqje nuk kanë të bëjnë asgjë me hipnotizimin si terapi", thotë Norbert Schick, psikoterapist i spezializuar për hipnozën në Bon. "Njerëzit që i nënshtrohen hipnotizmit të thellë bien në një gjendje hipnoze që nuk e regjistrojnë më atë që ndodh, sepse u shuhet procesi i të menduarit konjitiv. Ata kanë një lloj black out-i.

Schick, i cili kuron prej njëzet vjetësh pacientë me çrregullime ankthi apo varësi të ndryshme, mendon se numri i njerëzve mund të hipnotizohen kaq thellë, përbën rreth tridhjetë për qind të popullsisë.

Hipnotizimi dhe lënia e duhanit

Në rast se dikush do të heqë dorë nga pirja e duhanit, ai nuk ka nevojë për një hipnotizim kaq të thellë. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që ndodh me të. "Gjatë hipnozës terapike, pacienti e di gjithmonë se çfarë po bën," thotë Schick. "Hipnoza është një gjendje e natyrshme."

Në gjendje hipnoze ne mund të biem për shembull edhe kur jemi duke lexuar një libër dhe zhytemi në lexim aq thellë sa na shpërthejnë mendime dhe ndjenja. "Në këtë gjendje ekstaze pjesa e pandërgjegjshme e mendjes dhe emocionet janë krejt të hapura. Prandaj, mund shumë mirë të përdorin atë."

Muzikë relaksuese, fotografi të tmerrshme dhe qirinj

Avokati Jochen Gerhard kishte pirë për 40 vjet me radhë të paktën nga një paketë cigare në ditë. Pas një operacioni bypass kardiologu i këshilloi të linte duhanin dhe i rekomandoi hipnotizimin terapiknë grup. Ai kujton se fillimisht ishte skeptik, por se në fund terapia pati sukses.

Fillimisht psikoterapisti filloi të na fliste sikur po predikonte, kujton Gerhard dhe ne duhet të thoshim si refren, po ne duam ta lëmë duhanin.

Pastaj psikoterapisti i tregoi grupit të përbërë nga burra, gra, të rinj e të vjetër fotografi me pamje të tmerrshme mushkërish duhanpirësish që ishin të nxira si qymyr apo dhëmbë të zverdhur dhe me njolla. Pastaj secili doli jashtë për të pirë cigaren e fundit.

Pas u kthyem në dhomë u shtrimë mbi dyshekë dhe dëgjuam muzikë relaksuese. U fikën dritat u ndez një qiri për të krijuar një atmosferë medituese. "Unë pyesja veten, pse vërtetë mund të funksionojë kjo, se më dukej si absurditet," por pastaj u përpoqa të pëqendrohesha tek zëri i psikoterapistit," kujton Gerhard. Procedura u përsërisht disa herë gjatë ditës dhe në fund e hodha paketën e cigareve në plehëra dhe që atëhere nuk kam pirë më cigare, thotë Jochen Gerhard.

Vendim në mendje

Frau mit Zigarre in Havanna, Kuba
Fotografi: picture alliance/Russian Look/Georgiy Rozov

Lënia e duhanit është një vendim që njeriu e merr në mendje, nëse dikush nuk është i gatshëm ta lërë duhanin, atij nuk i vjen në ndihmë asnjë lloj terapie, thotë mjekja Martina Pëtschke-Langer që drejton Qendrën gjermane për Parandalimin e Kancerit në Heidelberg.

Numri i atyre për të lënë duhanin përdorin hipnozën terapike është rreth një për qind. Martina Pëtschke-Langer thotë se në varësi të kualifikimit dhe të aftësive të psikoterapistëve kjo metodë mund t'i vijë në ndihmë njërit apo tjetrit.

Gjithësesi kush do vërtet ta lërë duhanin, do ta gjejë rrugën për këtë, me ose pa hipnozë.