1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Model jashtë mode? Kibucët në Izrael

Dana Regev18 Maj 2016

Kibucët në Izrael tërheqin turistë nga e gjithë bota. Por ajo që dkur nisi si utopi kolektive, e polarizon sot shoqërinë izraelite.

https://p.dw.com/p/1IpXl
Fotografi: Johannes Schrader

Ata janë më të vjetër se vetë Izraeli dhe deri më sot unikë: kibucët. Vendbanimet kolektive fshatare janë krijuar para mbi 100 vjetësh mbi bazën e vlerave socialiste dhe aspiratave sioniste. Sidomos ekonomikisht ato të kujtojnë shumë komunizmin. Në këto vendbanime ku jetojnë së bashku disa qindra njerëz ideja e barazisë është shumë e rëndësishme. Banorët, që quahen "kibucnikë" i ndajnë të ardhurat e tyre mes njëri-tjetrit. Ata punojnë tradicionalisht në bujqësi ose industri. Çdo banor i kibucit merr nga arka e përbashkët të njëjtën sasi parash - pavarësisht se sa paguajnë në të.

Sot në 274 kibuce jetojnë më pak se 150.000 vetë . 74 prej tyre administrohen ende si kolektiv. Anëtarët e tyre gjenerojnë rreth 40 për qind të të ardhurave të bujqësisë së Izraelit, megjithëse ata përbëjnë vetëm dy për qind të popullsisë. Dhe ata ende tërheqin turistë që duan të përjetojnë këtë mënyrë të veçantë jetese.

Kibbuz und Bauhaus Ausstellung im Bauhaus Dessau
Fotografi: unbekannt

Bashkësia Degania, prej së cilës filloi lëvizja e kibucëve u themelua në vitin 1909 në pjesën jugore të Liqenit të Nazaretit prej hebrenjsh evropianë. Ata filluan ta punonin tokën vetë, por për shkak të mungesës së përvojës dhe të kushteve të vështira klimaterike, ata nuk qenë të suksesshëm. Të suksesshëm ata u bënë pas themelimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948 falë mbështetjes së madhe shtetërore dhe valëve të emigrantëve nga Evropa.

Kibucët karakterizohen nga një moral i lartë për punën dhe ndjenjë të fortë për bashkësinë, por edhe për praktika të pazakonshme. Kështu p.sh. tri ditë pas lindjes bebet duhet të dorëzoheshin në një çerdhe të përbashkët dhe prindërit mund t'i shihnin vetëm për dy orë në ditë. Kjo pati edhe pasoja psikologjike.

Trajtim i posaçëm

Kibucnikët kanë privilegje të shumta kundrejt banorëve të qyteteve, se shteti u fal tokat, u mundëson t'i blejnë shumë gjëra më lirë e madje edhe falas si qëmështin, bukën, vezët apo perimet. Shumë izraelitë janë të pakënaqur me trajtimin që u bëhet hebrejve me origjinë evropiane, ashkenazëve, kundrejt atyre me origjinë arabe ose nga afrikano-veriore, mizrahinëve.

Israel Kibbuz
Fotografi: Imago/ZUMA Press

Kibucnikët nisin nga puna që në moshën 12 apo 13 vjeç dhe ata preferohen më vonë edhe në tregun e punës, sepse konsiderohen si të zellshëm dhe punëtorë. Po ashtu shteti i mbështet ata duke u ofruar mundësi për të bërë karrierë në ushtri dhe në shërbimin sekret. Një privilegj tjetër është se kibucnikët vazhdojnë të përfitojnë prej tokave që shteti ua jep falas.

Për këtë arsye shumë izraelitë mendojnë se kibucnikët janë si fshatarë fisnikë dhe se pasardhësit e tyre janë sot pjesëtarë të një dinastie racore, që vlerësohen sepse dëbuan arabët dhe u morën atyre tokat.

"Feudalistë modernë"

Pavarësisht privilegjeve të shumta disa kibuckinë e vënë re sot se ç'do të thotë sistemi tradicional për gjendjen e tyre financiare. "Ata besonin se sistemi do të ishte i tillë përgjithmonë. Prandaj ata nuk kanë kursyer para, edhe ata nuk kanë as pronë, sepse gjithçka i takon kibucit." Shumë kibuce kanë falimentuar ose janë privatizuar gjatë viteve. Megjithatë shumë mendojnë se pse ata nuk kanë asgjë për të lënë trashëgim, përfitimet janë më të mëdha sesa disavatazhet e jetës në kibuc.

Kritikuesit e sistemit të kibucëve thonë se anëtarët e tyre kanë në zotërim pavarësisht prej formës së pronësisë kolektive pjesën më të madhe të tokave në Izrael dhe se ata ua trashëgojnë ato pa të drejtë fëmijëve të tyre. Ata janë "feudalistë modernë", mendon një studente.