Miratohet marrëveshja e asociimit me Ukrainën
27 Mars 2015Rrëzimi i avionit është një tragjedi njerëzore, që bashkon në dhimbje dhe pikëllim Gjermaninë, Spanjën dhe Francën", tha kryetari i Parlamentit Norbert Lammert, në fillim të seancës plenare. Në emër të Bundestagut gjerman ai u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave: Shumë i prekur ai falendëroi për mbështetjen e madhe, që ka marrë Gjermania pas fatkeqësisë nga Franca, Spanja dhe shumë vende të tjera. Ai falendëroi veçanërisht skuadrat e shpëtimit për punën e tyre. Edhe kur të jetë sqaruar arsyeja e rrëzimit, tha Lammert, "dhimbja për humbjen mbetet." Në fytyrat e anëtarëve të qeverisë dhe të deputetëve dallohej një pikëllim i madh.
Perspektiva europiane për fqinjët lindorë
Kryetari i parlamentit kaloi pastaj në debatin politik, duke përshëndetur të ftuarit në tribunën e nderit, ku rrinin ambasadorët e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, të tri vendeve, me të cilat BE ka nënshkruar në qershor 2014 marrëveshjet e asociimit. Edhe një delegacion me parlamentarë ukrainas, i drejtuar nga kryetari i parlamentit Volodymyr Groysman, ndoqi debatin dhe u përshëndet me duartrokitje të përzemërta.
Të tria vendet kanë marrë rrugën drejt BE, që mbështetet edhe nga marrëveshjet e asociimit. Ato parashikojnë një integrim të mëtejshëm të tri shteteve në tregun e brendshëm të BE, si dhe bashkëpunim politik për të mbështetur reformat në sektorin e administratës dhe drejtësisë. Shumica e parlamentit gjerman e mbështet plotësisht këtë afrim. Deputetët shprehën respekt për reformat e fqinjëve lindorë dhe nganjëherë edhe vetëm për vullnetin për reforma. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier (PSD) foli për një "shkallë të re bashkëpunimi", që kërkon reforma të thella nga të tri vendet dhe "dhe që do të jetë e mundimshme".
E drejta për vetëvendosje e popujve
Shumë folës thanë se veçanërisht Ukraina ka akoma një rrugë të vështirë para vetes. Kështu qeveria në Kiev duhet të kufizojë pushtetin e oligarkëve, të luftojë korrupsionin dhe të krijojë një administratë funksionuese. Por e gjitha kjo nuk ndryshon asgjë në lirinë e ukrainasve, shumë prej të cilëve janë "entuziastë për Evropën", për të vendosur vetë për fatin e tyre. Çdo popull ka të drejtë, të zgjedhë rrugën e vet pa ndërhyrje nga jashtë, tha Steinmeier duke hedhur poshtë kritikën e Rusisë ndaj kursit proeuropian të Ukrainës. Ai tha se politika e fqinjësisë së BE nuk është e drejtuar "kundër askujt". "Dorën ia shtrijmë edhe Rusisë", tha Steinmeier.
Shtyhet marrëveshja e tregtisë së lirë
Nga të tri marrëveshjet e asociimit, ajo me Ukrainën është më e vështira për t'u zbatuar. Për shkak të kundërshtimeve nga Moska, Brukseli dhe Kievi e kanë ngrirë pjesën ekonomike të marrëveshjes deri në fund të vitit 2015. Ajo parashikon të reduktojë doganat dhe pengesat tregtare ndërmjet Ukrainës dhe BE. Nëse mosmarrëveshjet për marrëveshjen e tregtisë së lirë nuk do të rinisin sërish, atëherë ai këshillon Komisionin Evropian, "që të vazhdojë urgjentisht dhe të mos i shtyjë më" bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën", tha ministri i Jashtëm gjerman.
Vetëm e Majta është kundër
Bundestagu votoi me shumicë për të tri marrëveshjet. Me jo votoi vetëm grupi i parlamentar i së Majtës, e cila e bën BE bashkëpërgjegjës për konfliktin ruso-ukrainas dhe që e cilësoi marrëveshjen e asociimit si "radikale neoliberale". "Të tri marrëveshjet thellojnë ndarjen në Evropë", tha politikani i së Majtës për politikën e jashtme, Wolfgang Gehrcke. Der kristiandemokrati Arnold Vaatz kritikoi partinë e Majta si "krah politik të ekspansionizmit rus".