1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

250511 IWF Lagarde

25 Maj 2011

Ministrja franceze e Financave, Christine Lagarde, kandidon për postin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar pas largimit të drejtorit të deritanishëm Dominique Strauss-Kahn.

https://p.dw.com/p/11NvF
Ministrja franceze e Financave Christine Lagarde.
Ministrja franceze e Financave Christine Lagarde.Fotografi: AP

55-vjecarja bëri të ditur të mërkurën (25.5.) në Paris, se e ka marrë vendimin pas një shqyrtimi të kujdesshëm. Politikania do të ishte e para grua në krye të FMN-së. Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe OECD kanë sinjalizuar tashmë mbështetjen e tyre për këtë kandidaturë.

„Unë kam vendosur të paraqes kandidaturën për postin e drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kam menduar gjatë për këtë dhe e ndërmarr këtë hap me aprovimin e presidentit dhe të kryeministrit francez. Që të dy më mbështesin plotësisht" - u shpreh Lagarde.

Ditën para samitit të G8-s ministrja franceze e Ekonomisë dhe Financave paraqiti zyrtarisht kandidaturën. Në një konferencë urgjente shtypi Lagarde theksoi se do ta njoftojë vetë vendimin e saj, sepse ajo nuk është kandidate as vetëm e BE, e eurozonës, apo e një aleance tjetër. Lagarde tha se ka patur kontakte me shumë kryeqytete dhe do të prezantohet personalisht edhe tek financuesit kryesorë të FMN-së.

Shanset e saj për sukses në zgjedhjet e FMN-së në fund të qershorit nuk mund të vleresohen ende. Shtetet, që e mbështesin, janë financues të rëndësishëm të fondit, por ka edhe zëra, të cilët nuk duan, që gjithmonë vendet e zhvilluara të zënë këtë post të lartë.

Autor: Johannes Duchrow / A. Verbica

Redaktoi: E.Xhani