G7 kritikon mbështetjen për Rusinë kundër Ukrainës
26 Nëntor 2024Ministrat e jashtëm të G7-ës kritikojnë vendet që ndihmojnë Rusinë kundër Ukrainës. Në deklaratën përfundimtare të takimit në Fiuggi të Italisë, thuhet se do të merren masat e duhura ndaj shteteve që mbështesin makinerinë ruse të luftës. Ministrat dënuan më tej kërcënimet e përsëritura të Moskës për të përdorur armë bërthamore.
Në takim, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock njoftoi dërgimin e dy sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore Iris-T në Ukrainë deri në fund të vitit. Përveç kësaj, Ministria gjermane e Ekonomisë njoftoi se do të vihen në dispozicion 65 milionë euro shtesë për riparimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Sipas informacioneve nga Moska, Ukraina ka përdorur sërish raketa amerikane ditët e fundit për të sulmuar objektivat në Rusi. Sipas kësaj, janë goditur instalimet ushtarake dhe një fushë aviacioni në rajonin e Kurskut. Ushtria ukrainase raportoi gjithashtu sulmin më të madh rus të ndërmarrë me dronë ndonjëherë kundër sak. Nga gjithsej 188 dronë, shumica qenë kapur mbrëmë.
aud (dlf/ag)