1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Milorad Dodiku gjithnjë e më i vetmuar?

Dragan Maksimovic
11 Janar 2022

Prej 30 vjetësh, data e 9 janarit, përvjetori i pavarësisë së Republikës Srpska, është burim mosmarrëveshjesh në Bosnjë-Hercegovinë. Vazhdimi i festimit të saj krijon një mjedis të pasigurt, kritikojnë ekspertët.

https://p.dw.com/p/45LCk
Bosnien-Herzegowina Feier zum 30. Jahrestages der Serbischen Republik
Fotografi: Dragan Maksimovic/DW

Në festimin e ditës antikushtetuese të Republikës Srpska më 9 janar, këtë vit nuk u tha asgjë e re dhe e ndryshme në krahasim me të kaluarën, por përvjetori u shënua në kohën e një prej krizave më të thella politike në Bosnjë-Herecegovinë, prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit. Gjatë manifestimit u fol për pavarësinë e RS dhe për bashkimin me Serbinë. Ndërsa në këtë ditë jokushtetuese të RS ka pasur incidente në Gacko, Foçë, Prijedor dhe Janjë, ku ka pasur provokime dhe fyerje ndaj popullatës joserbe. E kjo ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen në këtë vend.

Incidentet i ka dënuar edhe vetë Milorad Dodiku, i cili tha se "RS nuk është një krijesë gjenocidale, siç po përpiqen ta paraqesin atë". Dodik tha se brenda pesë vitesh ai e sheh RS si "të fuqishme, të fortë dhe të pavarur".

"Unë e shoh atë si të fuqishme, të fortë, demokratike, si një faktor të rëndësishëm në rajon dhe e shoh si të pavarur. Mbetja në një B-H parakushtetuese është për ne sikur të mbetemi diku buzë rrugës. Ajo që nevojitet është që në B-H të gjendet një vullnet dhe mençuri për të respektuar tërësisht Kushtetutën e B-H. Përndryshe, B-H do të shkatërrohet,ndërsa Republika Srpska do të shkojë drejt daljes nga ajo", tha Dodik në akademinë solemne me rastin e shënimit të ditës së RS.

Bosnien und Herzegowina Sarajevo | Politiker | Milorad Dodik
Fotografi: AP Photo/picture alliance

Analistët nga Republika Srpska thonë se festimi i ditës së RS nuk është futje e gishtit në sy të fqinjit të një besimi tjetër. Kështu mendon edhe shumica e njerëzve në këtë entitet.

"E dhimbshme për njerëzit nga komunitetet e tjera"

Historia e 9 janarit ka nisur në ditën e miratimit të Deklaratës për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb në Bosnjë dhe Hercegovinë në hotelin Holiday Inn, në Sarajevë në vitin 1992. Që nga ajo ditë e deri në vitin 2014, kjo ditë është festuar me pritje dhe një akademi ceremoniale. Por anëtari i atëhershëm boshnjak i Presidencës së B-H, Bakir Izetbegoviq kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese e B-H që të shqyrtojë kushtetutshmërinë e ligjit për festa në RS. Ndërsa në vitin 2017 në RS është futur edhe parada e njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska.

Disa muaj pas apelit të Izetbegoviqt, Komisioni i Venecias paralajmëroi se shënimi i Ditës së RS mund të jetë "i dhimbshëm për njerëzit që i përkasin komuniteteve të tjera".

Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e B-H e rrëzoi Ligjin e RS për Festat, me shpjegimin se 9 janari është i diskutueshëm tek dy popujt tjerë të B-H. Por pala serbe nuk e ka pranuar kurrë deri në fund këtë vendim.

Milorad Dodik spricht im Parlament der Republika Srpska
Fotografi: Radivoje Pavicic/AP/picture alliance

Baza për miratimin e ligjit në RS ishte një referendum i mbajtur më herët (rezultatet e të cilit u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese e B-H), ku qytetarët janë përgjigjur në pyetjen: "A e mbështesni që 9 janari të shënohet dhe festohet si Dita e Republikës Srpska?". Rreth 99 përqind e pjesëmarrësve në referendum janë shprehur pozitivisht. Profesori i të drejtës kushtetuese, Nurko Pobriq, thekson se vendimet duhet të respektohen, por për këtë nuk ka përgjegjësi.

Institucionet duhet të veprojnë

Kodi Penal i B-H parashikon që mosekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese trajtohet si vepër penale. E fakti që ende nuk është përgjigjur askush për shpalljen antikushtetuese të datës 9 janar, kjo nuk ka lidhje vetëm me çeshtjet juridike”, tha Pobriq. Gjykata Kushtetuese nuk e ka kontestuar të drejtën e Republikës Srpska që të shënojë ditën e saj, por thjesht se kjo ditë nuk mund të jetë 9 janari, sepse historikisht, secila palë e shikon këtë datë nga një këndvështrim tjetër. Ramiz Salkiq thotë se vazhdimi i festimit të Ditës jokushtetuese të RS k

Bosnien und Herzegowina Kommunalwahlen November 2020 Bakir Izetbegovic
Bakir IzetbegovicFotografi: Amel Emric/AP Photo/picture alliance

"Meqenëse Prokuroria nuk është përgjigjur deri më tani, shfrytëzoj rastin t'i bëj thirrje publike që të hetojnë se kush është përgjegjës për kundërshtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, shkeljen e Marrëveshjes së Dejtonit, rrezikimin e paqes, diskriminimin, përhapjen e intolerancës fetare, kombëtare, sjelljen e paligjshme, shpërdorimin e pushtetit dhe shpenzime jo të duhura të mjeteve buxhetore të entitetit”, tha Salkiq.

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-së në B-H, e cila rikujton se festimi i Ditës së RS është antikushtetuese, ndërsa vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme.

Opozita

"Unë do të preferoja të mos irritojmë askënd me shënimin dhe festimin tonë, ndonëse kjo është një trashëgimi 30-vjeçare, pëer të cilën meritën më të madhe e kanë Ushtria e Republikës Srpska dhe SDS," tha Saroviq, i cili rekomandon që në vend të policisë të kalojnë në paradë biznesmenët më të mirë.

Opozita në RS ka probleme, sepse çdo reagim tjetër nga qëndrimet e Dodikut do të thoshte se ata janë serbë më të vegjël apo tradhtarë,mendojnë analistët.

Tanja Topic Analytikerin
Analistja Tanja TopicFotografi: DW

Analistja Tanja Topiq thotë: "Kaherë këtu po vendoset një shenjë barazie mes Dodikut dhe RS”, dhe shton se çdo interpretim i ndryshëm atje paraqet tradhti. Por ajo thekson se pas sanksioneve të fundit (amerikane) ndaj Dodikut, sigurisht që gjërat po ndryshojnë.

"Dodiku me siguri që nuk është i vetëm në politikën e inateve. Por ai po mbetet gjithnjë e më i vetmuar me këto qëndrime, e kjo do të shihet mirë në të ardhmen. Qëndrimet ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të ndryshojë në ditën kur të largohen strukturat e tanishme nga skena politike, sepse ato respektojnë vetëm gjërat që ju shkojnë në favor”, përfundon Topiq.