1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mijёra protestojnё nё Drezden kundёr racizmit

29 Tetor 2017

Qё prej tre vjetёsh pёrkrahёsit e lёvizjes Pegida protestojnё nё rrugёt e kryeqatetit tё Saksonisё. Por atyre tё shtunёn (28.10) iu kundёrvunё me njё demonstratё kundёr racizmit disa mijёra qytetare e qytetarё.

https://p.dw.com/p/2mhMZ
Deutschland | Dresden 3. Jahrestag von Pegida
Fotografi: picture-alliance/dpa-Zentralbild/M. Skolimowska

Rreth 3000 vetё nё Drezden protestuan kundёr racizmit dhe ksenofobisё. Shkas ishtetre vjetori i themelimit tё lёvizjes ksenofobe Pegida. Thirrjes sё nismёs "Zemёr nё vend tё nxitjes sё urrejtjes" iu pёrgjigjёn edhe politikanё e pёrfaqёsues nga fusha e kuturёs, ndёr ta zёvendёskryeministri i Saksonisё Martin Dulig si dhe ministrja e SHkencёs dhe Kulturёs Eva-Maria Stange.

Kryebashkiaku i Drezdenit Dirk Hilbert kёrkoi qё tё vendosen kufij „linja e kuqe" dhe tё „thuhet qartё ҁfarё nuk pёrputhet me ligjin themelor". Nё sfondin e racizmit dhe ksenofobisё, sipas tij, duhet ta marrё fjalёn gjithkush dhe tё shprehet qartё: „Ky nuk ёshtё Drezdeni im". Hilbert deklaroi, mё shumё oferta pёr vendosje kontakti mes njerёzve me prejardhje tё ndryshme me vendasit.

Deutschland Dresden 3. Jahrestag von Pegida
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Skolimowska

Pegida me rastin e tre vjetorit tё themelimit tё saj, sipas tё dhёnave tё policisё, kishte mbledhur mbi 3.000 vetё nё sheshin e teattrit nё Drezden. Pёr shkak tё problemeve teknike referuesit e Pegidёs dolёn me vonesё nё tribunё. Nё manifestim e morёn fjalёn ede disa deputetё tё sapozgjedhur nё Bundestag tё partisё AfD. Pegida nisi pёr herё tё parё protestat nё Drezden vjeshtёn e vitit 2014. Kjo lёvizje ka arritur tё mbilizojё herё herё deri mё shumё se 20.000 vetё. Mё 2016 numёroheshin rreth 8000 pёrkrahёs tё lёvizjes, ndёrsa sivjet Pegida ka regjistruar rreth 5000jesёmarrёs.

Nё manifestimin pёrmbyllёs tё nismёs „Zemёr nё vend tё nxitjes sё urrejtjes" pёrpara sheshit tё katedrakёs sё Zonjёs sё Mirё, ministrja e Shkencёs dhe Kulturёs Stange deklaroi, se me duhet bёrё punё sensibilizuese me mjetet e kulturёs dhe tё artit dhe duhen luftuar paragjykimet. Eshtё e rёndёsishme tё tregohet, se „Drezdeni ka njё fytyrё tjetёr ", tha ajo. Ministrja theksoi, se mijёra njerёz nё jetёn e pёrditshme angazhohen pёr humanizёm.