1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mijëra vetë i japin lamtumirën Papa Benediktit XVI

3 Janar 2023

Mijëra besimtarë dhe turistë po i japin lamtumirën e fundit Papa Benediktit XVI. Për mjaft besimtarë ky është një moment i rëndësishëm, kurse për disa turistë pika kulmore e vizitës së tyre në Itali.

https://p.dw.com/p/4Leso
Trupi pa jetë i ish-Papës është vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit
Trupi pa jetë i ish-Papës është vendosur në Bazilikën e Shën PjetritFotografi: Vatican Media via REUTERS

"Për mua dhe familjen time ai ishte gjithmonë si një baba”, thotë e reja italiane Astia, e cila sapo ka dalë nga Bazilika e Shën Pjetrit në sheshin e madh e të gjerë me kolona. Për të ishte parë ishte tepër e rëndësishme t'i jepte lamtumirën të ndjerit Benedikti XVI. "Ishte një moment interesant dhe emocionues. Jam e lumtur dhe e prekur" - thotë Astia.

 Astia e lumtur që i dha lamtumirën e fundit Papa Benediktit XVI
Astia e lumtur që i dha lamtumirën e fundit Papa Benediktit XVIFotografi: Martin Luy/DW

Që në orët e para të mëngjesit në sheshin e Shën Pjetrit në Romë shihen radhë të gjata njerëzish që duan të ndahen personalisht me ish-kreun e kishës katolike. Vatikani njofton për rreth 35.000 vizitorë në ditë. Deri të mërkurën vizitorët do të kenë mundësi t'i thonë lamtumirë ish-Papës.

Radhë të gjata njerëzish presin që në orët e para të mëngjesit që të ndahen personalisht me ish-kreun e kishës katolike
Radhë të gjata njerëzish presin që në orët e para të mëngjesit që të ndahen personalisht me ish-kreun e kishës katolike Fotografi: Guglielmo Mangiapane/REUTERS

Mijëra besimtarë katolikë i janë drejtuar Vatikanit dhe Katedreja e Shën Pjetrit qëndron e hapur deri në orën 19:00. Por ndryshe nga lamtumira për Papën Gjon Pali II në prill 2005, kësaj here në Vatikan nuk pritet ndonjë fluks i jashtëzakonshëm njerëzish.

Besimtarë dhe turistët i thonë ish-Papës lamtumirë

"Ky është një moment zie, do të jemi disa ditë këtu në Romë dhe do të shkojmë patjetër të themi një lutje", thonë dy turistë nga veriu i Italisë. Dariusz ka ardhur nga Polonia që do t'i thotë lamtumirë ish-Papës. "Këto ditë do të mendojmë dhe do të lutemi për të. Kjo ka qenë edhe dëshira e tij, siç tha edhe arqipeshkvi Gänswein."

Arqipeshkvi Georg Gänswein, mik i besuar i ish-Papës dhe sekretari i tij privat
Arqipeshkvi Georg Gänswein, mik i besuar i ish-Papës dhe sekretari i tij privatFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Arqipeshkvi Georg Gänswein, ishte një mik i ngushtë dhe i besuar i ish-Papës për 20 vjet me radhë. Ai ishte vitet e fundit edhe sekretari i tij privat dhe shoqëruesi i tij në manastirin në Kopshtet e Vatikanit.

Jo funeral shtetëror

Varrimi i ish-Papa Benediktit XVI është planifikuar për ditën e enjte. Sipas amanetit të ish-Papës ai do të jetë ceremonial, por i thjeshtë. Papa Françesku do të drejtojë meshën.

Kryeministrja italiane Meloni duke i dhënë lamtumirën të ndjerit Benedikti XVI
Kryeministrja italiane Meloni duke i dhënë lamtumirën të ndjerit Benedikti XVIFotografi: Guglielmo Mangiapane/REUTERS

Në varrimin e ish-Papës priten rreth 60.000 vetë, mes tyre edhe kardinalë dhe krerë shtetesh. Edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka bërë të ditur pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit në Romë.

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE