1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mes ashpërsisë dhe naivitetit

Christoph Hasselbach10 Korrik 2014

Politika evropiane ndaj refugjatëve duhet të bëhet më e sinqertë. Kjo politikë bllokon veten nëse niset nga faji dhe frika, mendon eksperti i DW-së për Evropën Christoph Hasselbach.

https://p.dw.com/p/1CZDI
Fotografi: REUTERS

Çështja e refugjatëve është aq e ngarkuar emocionalisht, sa që në fakt në qoftë se do të zhvillosh një politikë të përgjegjshme, vetëm se mund të krijosh probleme. Të paktën që nga vdekja e gati 400 refugjatëve para ishullit Lampedusa në tetor të vitit të kaluar, Evropën po e vret shumë ndërgjegjia - dhe me të drejtë. Në të njëjtën kohë Evropa në të vërtetë nuk do që të ketë refugjatë. Çfarë duhet bërë në këtë gjendje trazire të brendshme? Kjo patjetër përcakton politikën. Dhe kjo e pengon një diskutim racional të çështjes. Kjo do të thotë, se çdo shtet thotë se ai bën mjaft në këtë drejtim, dhe tani duhet, të lutem shumë, që të tjerët të marrin më shumë përgjegjësi.

Më bujarja është Suedia

Italia, për shembull, veçanërisht bregdeti dhe ishujt, janë të prekura për shkak të afërsisë me Afrikën e Veriut. Por Italia i dërgon refugjatët, madje dhe në kundërshtim me rregullat evropiane, thjesht më në veri. Dhe në krahasim me popullsinë e saj Italia gjithashtu nuk strehon aq shumë refugjatë. Edhe Gjermania zë vendin kryesor në pranimin e refugjatëve në shifra absolute dhe jo në shifra relative. Krahasuar me popullsinë e vet, Suedia zë vendin e parë - edhe pse nga të gjitha vendet e BE-së është vendi që gjendet më larg rrugëve të zakonshme të refugjatëve. Por në fund të fundit këtu nuk është fjala për ndonjë garë europiane, dhe as që ndonjë shtet të izolohet sa më shumë të jetë e mundur, dhe as që ndonjë shtet tjetër të mburret si shteti më humanitar sipas numrit të refugjatëve të regjistriuar në të. Qëllimi i vërtetë duhet të jetë një skemë mbarëevropiane e shpërndarjes së refugjatëve, e cila duhet të jetë e pavarur nga gjestet vullnetare.

Christoph Hasselbach
Christoph HasselbachFotografi: DW/P. Henriksen

A duhet të pranojë Evropa gjithë botën?

Megjithatë ne duhet të pranojmë gjëra të ndryshme. Kjo do të thotë gjithashtu se në një të ardhme të parashikueshme nuk do të ketë një skemë të tillë. Shumica e qeverive që do të bienin dakord me të dhe të cilave do t'u duhet të pranonin më shumë refugjatë në vendet e tyre, do të ndeshin në kundërshtim të ashpër në vendet e tyre. Në zgjedhjet evropiane partitë e djathta fituan aq shumë, jo vetëm për shkak se zgjedhësit donin t'i jepnin një shuplakë Brukselit, por ndoshta më shumë për shkak se votuesit e këtyre partive kanë frikë prej shtimit të numrit të të huajve. Dikujt kjo mund t'i duket kjo frikë e ekzagjeruar, por ajo megjithatë duhet marrë seriozisht. Kërkesat e organizatave të refugjatëve shpesh të tingëllojnë sikur Evropa duhet të pranojë pa asnjë përjashtim gjithëkënd pavarësisht se nga cili vend dhe për çfarë arsyesh vjen. Kjo nuk sigurisht është e pamundur dhe duhet të jesh politikisht i verbër nëse mendon se kufijtë e gatishmërisë për pranimin e refugjatëve mund t'i kapërcesh pa u ndëshkuar.

Vendim i vështirë

Kjo do të thotë një pasojë e hidhur: Në qoftë se dëshirojmë t'u ofrojmë viktimave të persekutimit politik mbrojtjen atyre që u takon të gëzojnë ligjërisht sipas Konventës së Gjenevës, duhet që refugjatët e tjerë edhe të mund të refuzohen. Nëse Komisioni Evropian, për shembull, propozon me të drejtë që të bëhet i mundshëm imigracioni legal, ky do të vlejë sidomos për ata njerëz që kanë diçka për t'i ofruar Evropës përmes kualifikimeve të tyre; kurse të tjerët do të dalin domosdoshmërisht pa gjë. Ky është pikërisht dhe sistemi që ka kohë që aplikojnë vendet klasike të emigracionit si Kanadaja apo Australia. Po ashtu nuk është gabim dhe e dënueshme që të bashkëpunohet me vendet e origjinës për të luftuar kontrabandën e refugjatëve. Nga ana tjetër nuk shkon që refugjatëve t'u pritet që në fillim rruga për një proces të rregullt azili . Gjë që me sa duket ndodh në masë në Greqi ose Itali.

Melilla spanische Exklave Flüchtlingsansturm 17.5.2014
Fotografi: REUTERS

Ndonjëherë nevojitet thjesht bamirëssi

Liderët evropianë përsëritin vazhdimisht të vërtetën e rëndomtë, se ajo që nevojitet në radhë të prë është përmirësimi i kushteve të jetesës në vendet e origjinës, se atëherë njerëzit nuk do të kishin asnjë arsye për t'u larguar nga vendi i tyre. Sado e drejtë është kjo kërkesë, ajo është gjithsesi edhe një mashtrim. Evropa nuk mund të stabilizojë dhe të bëjë të begatë rajone apo madje edhe kontinente të tëra. Presioni i emigrimit do të vazhdojnë të mbetet dhe bashkë me të edhe nevoja për të vendosur se kush mund të vijë dhe kush jo. Por gjithashtu duhet të ketë vend edhe për mëshirë dhe bamirësi si në rastin e refugjatëve sirianë. Në qoftë se në rastin e tyre do të prisnim deri sa të vendosej një sistem evropian kuotash, do të thoshte të prisnim deri në kalendat greke. Megjithatë një mënyrë të qartë dhe të lehtë nëpër këtë xhungël morale nuk ka. Përgjigjet e përgjithshme si "askush nuk është ilegal" e zgjidhin dilemën vetëm sipërfaqësisht. Vrasja e ndërgjegjes nuk duhet të shërbejë si këshilltare.