1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Liria e mendimit: Merkel paralajmëron Erdoganin

Richard Fuchs
2 Shkurt 2017

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar nga kreu i qeverisë turke, respektimin e të drejtave të njeriut. "Opozita është pjesë e demokracisë", tha Merkel pas takimit me presidentin Erdogan në Ankara.

https://p.dw.com/p/2WmYk
Türkei Treffen Angela Merkel & Recep Tayyip Erdogan
Fotografi: picture-alliance/Anadolu Agency/K. Azher

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar presidentin turk për respektimin  e lirive dhe të drejtave të njeriut. Në fazën përfundimtare të ballafaqimit ligjor me përpjekjen për puç ushtarak të korrikut të kaluar, është e rëndësishme që të respektohen liria e shprehjes dhe ndarja e pushteteve, ka thënë Merkel. "Opozita është pjesë e demokracisë", tha Merkel të enjten pas një takimi dy orësh në Ankara. Merkel ka kërkuar edhe respektimin e lirisë së shtypit. 

Erdogan diskutoi me kancelaren Merkel edhe gjendjen në Siri, Irak dhe zhvillimet në Egje, u tha në një konferencë të përbashkët për shtyp në Ankara. Erdogan tha se, ka diskutuar kooperimin në luftë kundër terrorizmit, krizën e refugjatëve dhe hapat e mundshëm në Siri.

Sevim Dagdelen MdB Die Linke
Sevim DagdelenFotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

Opozita i trembet vizitës së Merkelit - mund të përdoret për fushatë

Që para vizitës së Merkelit ka pasur kritika nga politikanët opozitarë. Deputetja gjermane e së Majtës, Sevim Dagdelen Deutschlandfunk se prania e kancelares para referendumit të planifikuar mund të shihet si mbështetje për presidentin turk. Edhe politikanja e Gjelbër, Claudia Roth mendon se kjo vizitë i kujton asaj vizitën e Merkelit në 2015, atëherë Erdogan e përdori atë si një platformë të mirëseardhur për fushatën zgjedhore, thotë Roth për agjencinë e lajmeve, dpa. Nëse Merkel hesht për shkeljen e të drejtave të njeriut në Turqi, atëherë ajo i sinjalizon Erdoganit, se ai mund t'i bëjë presion Europës me hapjen e kufijve për refugjatët. Marrëveshja e BE-së me Turqinë për refugjatët e ka reduktuar ndjeshëm numrin e refugjatëve në Greqi.

Berlin Regierungssprecher Steffen Seibert
Zëdhënësi Steffen SeibertFotografi: picture-alliance/AA/M. Kaman

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert nuk i ka pranuar kritikat para vizitës së kancelares Merkel. "Çdo ide se me këtë vizitë lidhet ndonjë pozicionim i kancelares lidhur me referendumin e pritshëm turk është absurde." Sipas zëdhënësit Seibert "pikërisht në këto kohë, kur na duhet të flasim për gjendjen në Siri, ku ekzistojnë çështje bilaterale, ku na duhet të flasim për marrëdhënien e Turqisë me Europën, është mjaft e rëndësishme të zhvillosh bisedime."

Kërkesat për azil kthehen në çështje politike

Së fundmi u bë e ditur, se 40 oficerë turq kanë kërkuar azil pas përpjekjes për puç në Turqi. Oficerët e stacionuar në bazat e NATO-s i tremben një keqtrajtimi, në rast të kthimit në Turqi. Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik është shprehur se nëse këto kërkesa për azil do të pranohen, "kjo do të përbënte një problem serioz." Ndërsa qeveria gjermane bëri të ditur, se procedurat e azilit do të zhvillohen si zakonisht.