Mediet: Koreja e Veriut e gatshme për shkëmbime me OKB-në
10 Dhjetor 2017Pas vizitës pesë ditore të zëvendëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Jeffe Feltman në vendin e izoluar, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA njoftoi se Penjani është i gatshëm të ruajë kontaktin me Kombet e Bashkuara „nëpërmjet vizitave në nivele të ndryshme". Sipas KCNA, Feldman ka shprehur gadishmërinë të ndikojë për një qetësim të gjendjes në gadishullin korean.
Gjithashtu ai ka pranuar se sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut kanë pasur një ndikim negativ ndaj situatës humanitare në këtë vend. Feltman u takua mes të tjerëve me ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut, Ri Yong Ho. Mbeti e pasqaruar nëse Feltman u takua edhe me sundimtarin Kim Jong Un. Feltman nuk dha asnjë sqarim për bisedat e tij në Phenian. Një përfaqësues i një rangu të tillë e ka vizituar Korenë e Veriut për herë të fundit në vitin 2010.
Kim e quan Trump-in sërisht një „plak të matufepsur"
Në bisedat me Feltman-in Penjani ka ripërsëritur akuzat kundër SHBA-së. „Politika armiqësore e SHBA-së" dhe „presionet bërthamore" nga qeveria e Presidentit amerikan Donald Trump janë shkaku për tensionet masive në gadishullin korean, thuhet në njoftimin e KCNA-së. Sundimtari Kim e sulmoi sërish personalisht Trumpin. Ai e quajti presidentin amerikan 71-vjeçar si një „plak të matufepsur" në lidhje me vendimin e tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Presidenti amerikan nga ana tjetër e kishte cilësuar më parë sundimtarin koreanoverior disa herë si "një „burrë të vogël raketë".
Armët atomike dhe testet testet bërthamore të Koresë së Veriut kanë shkaktuar shqetësim ndërkombëtar. Pas testit të fundit bërthamor, Këshilli i Sigurimit të OKB-së u mblodh javën e kaluar në një seancë urgjente, por nuk vendosi "ashpërsimin e masave ndëshkuese". Koreja e Veriut testoi në fund të nëntorit një raketë ndërkontinentale të tipit Hwasong 15. I gjithë territori i SHBA-së është në këtë mënyrë në distancë të arritshme të raketave koreanoveriore, njoftoi Phenjini në përfundim të testit.