1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

260310 Moskauer Migrationsbehörde

Angelina Verbica29 Mars 2010

Qytetarë të ish Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ), që kanë ruajtur pasaportën e tyre të vjetër, mund të vazhdojnë teorikisht të udhëtojnë për në Rusi. Si ndodh kjo?

https://p.dw.com/p/MggH
Rrugë në MoskëFotografi: picture-alliance / ZB

Me pasaportë të RDGJ-së shkon akoma në Rusi - Putini zbulon një gabim në bankën e të dhënave të zyrës së migracionit

Kryeministri rus Vladimir Putin nuk i besonte asaj, që shihte. Ai ndodhej tek Autoritetet e Migracionit në Moskë dhe vartësit i prezantojnë bankën e re qëndrore të të dhënave. Për t`i dhënë mundësinë edhe qytetarëve që të shijojnë drejtimin modern të shtetit, vizita e tij transmetohet në televizion. Një punonjës i zyrës i tregon me krenari në ekranin e kompjuterit dosjet e digjitalizara të rusëve dhe të qytetarëve të huaj. Më pas punonjësi klikon mbi statistikat e vendeve prej nga vijnë migrantët, që janë futur këtë vit në Rusi. Kryeministri Vladimir Putin befasohet:

Ausschnitt Der russische Präsident Wladimir Putin
Vladimir PutinFotografi: picture-alliance/dpa

„Çfarë vendi është ky?“

"RDGJ", përgjigjet punonjësi i zyrës dhe belbëzon duke ngritur supet: "Po, këta janë qytetarë të RDGJ, me dokumenta të RDGJ-së".

"Absurdidet", e ndërpret kryeministri, "ky vend nuk ekziston më, kështu që nuk mund të ketë qytetarë të RDGJ-së."

Vladimir Putin e di për çfarë po flet, për më tepër që ai ka jetuar vetë në RDGJ nga viti 1985 deri në vitin 1990, ku ka punuar kryesisht në Drezden si kolonel- lejtnant i KGB-së. 20 vjet pas rrëzimit të Republikës Demokratike Gjermane, banka e re e të dhënave në Zyrën e migracionit të Moskës regjistron ende qytetarë të RDGJ, që udhëtojnë me dokumenta të RDGJ. Pyetjes së mëvonshme, se kush janë këta, që udhëtojnë me dokumenta të tilla, zyra e shtypit e autoriteteve të migracionit i përgjigjet: Nuk e dimë, por jemi duke hetuar.

Në vizitën e tij kryeministri Putin mëson edhe se numri i pasaportave ruse është më i madh se numri i qytetarëve rusë. Me sistemin e ri të të dhënave çdo qytetar mund të kontrollojë në internet, nëse pasaporta e tij është e vërtetë apo e fallsifikuar.

„Pse do të donin qytetarët që të bënin një kontroll të tillë?", pyet Putini i irrituar. „Prej kuriozitetit!“, përgjigjet një punonjës i zyrës duke dashur të bëjë shaka. Dhe ai del me këtë, Putini qesh me të madhe, së bashku me të edhe të pranishmit e tjerë. Pas 1 prillit, banka e të dhënave të Autoriteteve moskovite të Migracionit do të hyjë zyrtarisht në punë.

Autor: Karla Engelhard/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica