1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbyll portat panairi më i madh në botë i industrisë në Hanover

Henrik Bëme15 Prill 2005

Panairi i Hanoverit 2005 konfirmoi rolin e vet si një ekspozitë e rëndësishme botërore e industrisë dhe teknologjisë. Pavarësisht se sivjet panairi qëndroi i hapur një ditë më pak se vitet e shkuara, ai u vizitua nga 20% vizitorë më shumë se një vit më parë. Organizatorët e panairit nxorrën një bilanc pozitiv.

https://p.dw.com/p/As9X
Pamje nga panairi i industrisë "Hanover 2005"
Pamje nga panairi i industrisë "Hanover 2005"Fotografi: dpa

Asnjëherë tjetër në këtë panair nuk janë vendosur kaq shumë kontakte, shprehet një pjesmarrës amerikan. Me këtë vlerësim ai e përshkruan mësë miri atmosferën që ka mbzotëruar gjatë katër idtëve të panairit. Të njëjtën gjë mund të thonë edhe mëse 6.000 ekspozues nga rreth 65 vende të botës. Që të gjithë kthehen në atdhe të kënaqur dhe me bilance pozitve. Për vizitorët ia vlen që të vijnë sërish në Hanover, thekson edhe shefi i panairit Sep Hekman, kryetar i kryesisë së panairit: "Vizitori duhet të vijë gjithmonë këtu, sepse fiton ide të reja edhe për të ardhmen. Në këtë panair nuk është fjala vetëm për biznes, por edhe për t´u njohur me fjalën e fundit të teknologjisë. Ndaj panairi i Hanoverit është për drejtuesit e industrisë një pikëtakimi e detyrueshme jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar."

Vitet e shkuara nuk ka qenë gjithmonë kështu, sepse degë të ndryshme të industrisë nuk e ndjenin veten mirë në Hanover dhe u drejtoheshin panaireve të tjera. Por kryesia e panairit ka reaguar duke e ndryshuar koncpetin dhe duke ndjekur një strategji më intensive marketingu.

Nëpërmjet kësaj synohet të tregohet, se panairi ka ndryshuar: nga një ekspozitë e vjetër e industrisë, në një eveniment botëror të teknologjisë. Kjo strategji ka funksionuar, sepse sivjet erdhën në Hanover 1.000 ekspozues më shumë se një vit më parë. Bilanci i tyre është pozitiv. Dietmar Harting, shef i këshillit të ekspozuesve në panair thekson: "Ne e shohim panairin si një mundësi të shkëlqyer në këto kohët e vështira të konjukturës. Ekspozuesit janë gjithnjë shumë të kënaqur me këtë panair. Klientët tanë i kanë pritur me interes dhe me entuziazëm të madh novacionet tona dhe këto janë duke i aplikuar edhe në ndërmarrjet e tyre. Ndaj ne e mbyllim me një bilanc të mirë panairin e sivjetëm dhe kjo do të ndjehet edhe në ripërtëritjen e konjukturës."

Në Gjermani konjuktura ka mbetur në vend numëro, pak përpara hapjes së panairit parashikimet për kuotën e zhvillimit për Gjermaninë të përpiluara nga institucionet të tilla si Komisioni i BE-së dhe FMN-ja u reduktuan. Ky ishte në fakt një ogur jo i mirë për panairin, por sipas shefit të tij: "Duhet të kemi parasysh që një panair, e madje një si ky i Hanoverit, shërben gjithnjë si një pasqyrë e situatës ekonomike. Nëse shohim gjendjen ekonomike gjatë viteve të fundit, mund të konstatojmë, se ka mjaft që lë për të dëshiruar. Kjo u reflektua në panair. Ne kemi një frymë mjaft pozitive këtë vit."

Për herë të parë në panairin e sivjetëm të Hanoverit ishte vend partner Rusia. 155 ekspozues nga Rusia demonstruan, se ky vend ofron një shumë më tepër se sa vetëm naftën dhe gazin. Nga pikërpamja politike panairi fitoi peshë të vecantë me vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Gjatë panairit u nënshkruan kontrata bilaterale me vlerë disa miliarda euro mes ndërmarrjeve ruse dhe atyr egjermane, prioritet të vecantë pati bashkëpunimi midis ndërmarrjeve të mesme. Kryetari i kryessië së panairit Sep Hekman thekson: "Ne menduam që këtu në Hanover duhet të kujdesemi për tregjet e së ardhmes. Ne ishim të mendimit, se bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe Rusisë ka nevojë të përmirësohet dhe se ka mjaft potencial të pazbuluar në këtë drejtim. Ne nuk e drejtojmë fokusin vetëm ndaj Kinës, por edhe ndaj tregjeve që i kemi pranë portës, pra tek fqinjët tanë në Evropë. Kjo ishte arësyeja përse u zgjodh zyrtarisht Rusia si vendi partner i panairit Hanover 2005."

Për të ardhmen panairi synon të zgjerojë bahskëpunimin në fushën e biznesit me Rusinë. Shumica e ekspozuesve në Hanover kanë prenotuar qysh tani pjesëmarrjen për vitin e ardhshëm. Vitin e ardhshëm fokusi do të jetë më shumë i orientuar nga dega e energjetikës, e cila konsiderohet si një nga degët kyce të industrisë.