1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbretëresha e përjetshme

Christoph Hasselbach23 Qershor 2015

Mbretëresha britanike është 89 vjeç dhe ende nuk largohet nga froni? Shkaqet i sqaron në bisedë me DW-në politologu Anthony Glees.

https://p.dw.com/p/1Fl77
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/Michael Sohn

Profesor Glees, mbretëresha është 89 vjeç dhe vazhdon punën. Ku e gjen forcën për këtë?

Glees: Për këtë ka një përgjigje gjenetike. Nëna e mbretëreshës u bë 101 vjeç, dhe të gjithë anëtarët e familjes nga ana e nënës jetuar gjatë. Nga linja e babait nuk kanë jetuar kaq gjatë, përveç mbretëreshës Viktoria, sepse ata kanë pirë shumë duhan dhe kanë pirë. Elizabetha as pi duhan, dhe as nuk pi shumë. Edhe pse asaj i pëlqen që të pijë një gotë xhin ose Dubonnet, ndoshta ajo mund edhe të thonë se dhe kjo e ka mbajtur të re për 89 vjet. Por kryesisht janë gjenet.

Monarkët e tjerë evropianë si mbreti spanjoll Huan Karlos, mbretëresha holandeze Beatrix dhe mbreti belg Albert, u larguan dikur nga froni për arsye të moshës duke ua kaluar fronin fëmijëve të tyre. Pse mbretëresha britanike, e cila është shumë më e vjetër se ata, nuk e bën një gjë të tillë?

Unë besoj se mbretëresha e konsideron mbretërinë shumë fort si një detyrë që i është ngarkuar nga Perëndia. Ne nuk duhet të harrojmë se ajo është gjithashtu edhe kreu i Kishës së Anglisë. Ajo ndjen një detyrim fetar për të qenë kreu i shtetit, dhe kjo vlen deri në vdekjen e saj. Ajo i merr këto gjëra shumë, shumë seriozisht. Sigurisht ajo nuk është fanatike, por ajo është një njeri thellësisht fetar.

Kur mbretëresha holandeze Juliana hoqi dorë në favor të vajzës së saj Beatrix, mbretëresha Elizabeth thuhet se ka thënë: "Heqja dorë nga froni është tipike holandeze unë nuk e bëj këtë gjë .." Po, ajo është më e dobët se më parë, por ajo është edhe më e lumtur se më parë. Por ajo nuk ka më aq shumë energji. Ajo kalon shumë kohë në kështjellën Windsor, fluturont me helikopter nga kështjella Windsor tek Buckingham Palace dhe anasjelltarë, por nuk jeton përgjithmonë në Londër. Dhe unë mendoj se ajo do të zhduket në muzg qetë, kur t'i ketä ardhur ora.

Ju folët për gjenet fantastike të mbretëreshës. Po a nuk mund të imagjinohet me të vërtetë një mbretëreshë njëqindvjeçar në frone ?

Profesor Anthony Glees
Profesor Anthony GleesFotografi: University of Buckingham

A e dini çfarë: Unë mund ta imagjinoj këtë! Unë mund të imagjinoj se ajo vërtetë do të përmbushë deri në fund të jetës së saj detyrimet e lidhura me monarkinë. Sigurisht, do të vijë një kohë kur ajo nuk mund të përmbushë më detyrën e saj më të rëndësishme kushtetuese - pra për të mbajtur fjalimin për hapjen e Parlamentit dhe fjalën e fronit. Dhe unë besoj se, në qoftë se ajo do të jetë në një gjendje të tillë kaq të dobët, fronin do ta marrë princi Charles. Por jeta është plot me surpriza. Ne shpresojmë natyrisht, që princi Charles përfundimisht do të ngjitet në fron, por në Britaninë e Madhe ka ndodhur më shumë se një herë që monarkët që kanë qenë në sundim, kanë jetuar më gjatë se pasardhësit e tyre.

Vazhdimisht thuhet se sa i përket fronit mund të kapërcehet një brez, në mënyrë që kurora e Elizabetës të mos i kalojë djalit të saj princit Charles, i cili është kritikuar shpesh, por direkt nipit, princit William. A është kjo e mundur?

Princ Charles-i është padyshim një figurë e diskutueshme. Kjo lidhet me martesën e tij të dështzar me princeshën Diana, e cila ishte shumë, shumë e dashur në publik, edhe pse gruaja e Charles-it, Camilla, dukesha e Cornwall-it, e luan rolin e saj me kujdes dhe dinjitet maksimal. Unë besoj se ajo do të bëhet në fund mbretëreshë.

Jo, unë nuk mendoj se ideja është që të anashkalohet një brez, kjo nuk diskutohet fare. Kjo thjesht nuk është në natyrën e monarkisë britanike. Ju duhet të mbani parasysh këtu dy gjëra që lidhej me monarkinë britanike: së pari, ajo kuptohet nga monarkët si një detyrë të dhënë nga perëndia, dhe së dyti, se për këtë monarkët nuk heqin dorë nga kjo. Gjëja më e keqe që ka ndodhur me monarkinë në shekullin e 20-të, ishte abdikimi i Eduardit VIII, dukës së Windsorit. Kjo gjë nuk do të harrohet kurrë.

Prof. Anthony Glees është politolog në Universitetin e Buckingham-it.

Bisedën e zhvilloi Christoph Hasselbach