1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbledhje urgjente e KS të OKB-së për Sirinë

6 Korrik 2018

Atje ku zonat e mbrojtjes kthehen në kurthe vdekjeprurëse - në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres u bën apel palëve të luftës.

https://p.dw.com/p/30xQE
Syrien Krieg | Kämpfe in der Provinz Daraa
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/Nabaa Media

"Kemi një problem me shifrat". Ambasadori rus në OKB Nebenzia u largua në Nju Jork nga mbledhja e emergjencës për bombardimet në jugperëndim të Sirisë. Shifrat? Me shifrat rusi kishte parasysh njerëzit që janë bërë pa atdhe dhe ndodhen në arrati për shkak të sulmeve ajrore ruso-siriane. Rusia shpreh dyshim për shifrat. Por OKB-ja kishte shifra. Ambasorët e OKB-së kanë frikë për një masakër të re. 

750.000 jetë njerëzore ndodhen në rrezik akut në Daraa, në jugperëndim të Sirisë. Deri 325.000 vetë i kanë humbur tashmë shtëpitë e tyre, shprehet Komisari i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi. Edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres i mbështet deklaratat e Komisarit të OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi. Ai është mbrojtës i konventës për refugjatët të vitit 1951 dhe autoritetit, kur bëhet fjalë për refugjatët.

Syrien, Daraa: Konflikte in Syrien
Fotografi: picture-alliance/dpa

Por Rusia, që ka ndërmarrë së bashku me Sirinë së fundi 600 sulme ajrore kundër kështjellës së fundit të kryengritësve Daraa, ka një problem me shifrat. Organizata e OKB-së e ndihmës emergjente duhet të ofrojë shifra të sakta, thotë ambasadori i Rusisë në OKB: banorët e Daraas patën pasur nevojë për ndihmë që më parë, përpara se të fillonte "gjë-ja", u shpreh fjalë për fjalë Nebenzia.

Mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e kërkuan Suedia dhe Kuvajti, me synimin që të ndalohen menjëherë të gjitha luftimet dhe të hapen korridoret për ndihmë nga Jordania për në Daraa. Ambasadori i Rusisë, Vassily Nebenzia e sheh ndryshe problemin: të dyja palët janë shumë larg njëra-tjetrës, tha ai, sepse në një kohë kur të tjerët përqendrohen në armëpushim, Rusia fokusohet në luftë kundër terroristëve.

Dëshpërimi dukej qartë te Ambasadori i Suedisë në OKB, Olof Skoog, i cili e thirri qëllimisht pas dyerve të mbyllura mbledhjen urgjente, sepse mendoi se kështu mund të arrihej më lehtë në pajtim brenda Këshillit të Sigurimit. Ai do të kishte dashur që të fliste këtu për të gjithë Këshillin, tha më vonë Presidenti i radhës, para derës. Por pajtim e rënie dakord ka vite që nuk ka në këtë Këshill, tha ai. "Bombardohen shkollat dhe spitalet, bllokohen dërgimet e ndihmave. E gjitha ndodh në një zonë çshkallëzimi të situatës të shpallur nga vetë Rusia", tha Skoog.