Mbivlerësim i Facebook-ut gjatë fushatës zgjedhore
22 Gusht 2013Modern është ai, që pördor Twitter dhe Facebook kujdeset për miqtë e tij, të paktën kështu thuhet. Media Sociale është aktualisht në modë. Dhe kjo është përhapur edhe në komunikimin politik. "Fushatat online vendosin zgjedhjet për Bundestagun gjerman", ka njoftuar Shoqata e Industrisë së Teknologjisë së Informacionit, Telekomunikaciot dhe Mediave të reja (Bitkom) në Maj të vitit 2013.
Por një studim i Shoqatës Infratest Dimap dhe revista e re online e Akademisë Axel Springer lidhur me këtë temë arrin në rezultate befasuese: më shumë se gjysma e të anketuarve (61 për qind) kanë deklaruar se ata nuk përdorin mediat sociale dhe as internetin. Me sa duket rrjetet sociale për një pjesë të elektoratit kanë shumë pak rëndësi.
Kështu për politikanët mund të thuhet nuk ia vlen të merren në mënyrë individuale me Facebookun apo Twitterin. Kancelarja gjermane Angela Merkel arrin përmes mediave sociale vetëm pesë për qind të elektoratit. Ndërkohë që kryekandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) për kancelar të Gjermanisë, Peer Steinbrück, arrin tre për qind, lideri i CSU-së, Horst Seehofer, dhe ai i të Gjelbërtve, Jürgen Trittin, arrijnë përmes Facebook dhe Twitter vetëm nga një për qind të elektoratit. Rezultatet ndryshojnë nëse mirret parasysh vetëm grupi i votuesve të rinj mes moshës 18-29 vjeçare. Te ky grup janë 12 për qind e të anketuarve që aktivitetet e kancelares i përcjellin përmes mediave sociale. Për studimin janë pyetur gjithsej 1234 persona me të drejtë vote, në mesin e tyre 483 që nuk duan të votojnë, apo që janë të pavendosur.
Ashtu si më parë mediat tradicionale, dmth. televizioni, gazeta dhe radio, janë kanalet më të popullarizuara për qytetarët, të cilët dëshirojnë të jenë të informuar politikisht. Kështu 70 për qind e pjesëmarrësve në studim kanë deklaruar se duan të informohen përmes televizionit për partitë politike, apo politikanët.