1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Martohen Princi William dhe Kate Middleton - Por a ka nevojë Britania e madhe për monarki? Kush është Ardian Bujupi, kandidati për Supertar i DSDS

1 Maj 2011
https://p.dw.com/p/117Dn

Ditën e premte Princi William dhe Kate Middleton u martuan në abacinë Westminster, në prani të afro 1 900 të ftuarve dhe miliona teleshikuesve nga mbarë bota.
Me pas çifti përshkroi me nje karrocë me kuaj rrugën për në Pallatin Mbreteror te shoqëruar nga kalorës të shumtë. E gjithë ceremonia u transmetua nga afro 180 vende dhe u ndoq nga dy miliardë shikues.

Por kjo martesë shtron pyetje kritike – ndër të tjera a ka nevojë Britania e Madhe për një monarki? Me atmosferën nga Londra na njeh Sebastian Hesse

Ardian Bujupi , një tre kandidatët për titullin "Superstar" i Gjermanisë është eliminuar të shtunën në mbrëmje nga spektakli televiziv "Deutschland Sucht Den Superstar", duke mos arritur kështu të sigurojë vendin për në finalen e madhe. Djali 19 vjeçar nga Kosova në këtë gjysmëfinale u paraqit me tri këngë, "Feeling Good", "Loving You Is Killing Me" dhe "Waving Flag", për të cilat mori vlerësime të larta nga juria. Por kush është Ardian Bujupi? Mimoza Kelmendi e ftoi atë në mirkofonin e DW

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi