1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëMaqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut: Opozita e djathtë kryeson bindshëm

8 Maj 2024

Rezultatet paraprake të votimeve në Maqedoninë e Veriut flasin për një fitore të partisë konservatore VMRO-DPMNE në zgjedhjet parlamentare e po ashtu edhe në ato presidenciale.

https://p.dw.com/p/4feRb
Gordana Siljanovska-Davkova, do të jetë e para grua në krye të shtetit në Maqedoninë e Veriut
Gordana Siljanovska-Davkova pas fitores në zgjedhjet presidenciale do të jetë e para grua në krye të shtetit në Maqedoninë e VeriutFotografi: Petr Stojanovski/DW

Maqedoninë e Veriut janë mbyllur votimet e dyfishta ato presidenciale dhe parlamentare. Bazuar në rezultatet preliminare, kur janë numëruar rreth 80 përqind e votave, opozita e djathtë e kryesuar nga VMRO-DPMNE është fituesja e këtyre zgjedhjeve.

Presidenti socialdemokrat Stevo Pendarovski pranoi humbjen kundrejt kandidates së partisë nacionaliste VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, duke deklaruar në mbrëmje: "Rezultatet janë të qarta…Dua të uroj për fitoren ata që kanë fituar," u shpreh Pendarovski në një konferencë shtypi.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, socialdemokrati Stevo Pendarovski
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, socialdemokrati Stevo Pendarovski, pranoi humbjen, duke uruar rivalen e tij nga partia konservatore për fitorenFotografi: Petr Stojanovski/DW

Siljanovska-Davkova do të jetë e para president grua në krye të shtetit, një pozicion reprezentativ në këtë vend të Ballkanit. Sipas rezultateve të deritanishme ajo ka marrë rreth 64.5% vota kundrejt 29.5% të votave që ka marë presidenti aktual Pendarovski.

Edhe në votimet për zgjedhjen e parlamentit të ri sipas rezultateteve paraprake VMRO-DPMNE kryeson me diferencë të madhe kundrejt socialdemokratëve në pushtet që nga viti 2017.

mf,mfi/nm (AP, AFP)