1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Malta - Nё rrugёn drejt njё ishulli tё mafias?

5 Nëntor 2017

Vrasja e njё gazetareje investigative, besojnё gjithnjё e mё shumё maltezё, tregon qё sistemi nё shtetin ishull nuk ёshtё nё rregull. Qytetarёt nga qeveria aktuale nuk presin as zbardhjen e rastit dhe as pёrmirёsim.

https://p.dw.com/p/2n2i7
Beerdigung der ermordeten Journalistin Daphne Caruana Galizia auf Malta
Fotografi: Reuters/A. Bianchi

Mё sё voni mё 16 tetor 2017 shteti mesadhetar Malta humbi pafajёsinё e tij nё sytё e opinionit ndёrkombёtar. Gazetarja 53 vjeҁare Daphne Caruana Galizia u vra me njё veturё bombё. Mё parё ajo kishte marё disa herё kёrcёnime me vdekje.  Ajo kishte investiguar lidhur me implikimet e mundshme tё familjes sё kryeministrit  Joseph Muscat nё biznese jo transparente financiare.

Çfarё po ndodh nё shtetin ishull tё Maltёs, qё pёr shkak tё antarёsisё nё BE duhet tё pёrmbushё kritere tё larta tё shtetit ligjor? Dyshimet nuk vijnё nga hiҁi. Komisioni i BE-sё mё 2016 analizoi antarёsimin e Maltёs dhe arriti nё konkluzionin, se krahasuar me tё gjitha vendet e tjera anёtare tё BE-sё, "mediet ndodhen jashtёzakonisht fort nё duart e partive politike ", dhe se „pёr shkak tё mungesёs sё masave tё rregullimit dhe vetёrregullimit " pavarёsia redaksiodie nё media ёshtё e dobёt.

Medie tё dobёta, ekonomi e fortё financash

Por nё Maltё ёshtё e fortё ekonomia e financave. Ishulli klasifikohet si parajsё tatimore; nё kёtё drejtim nuk ka ndryshuar asgjё anëtarёsimi nё BE. Pёrkundrazi: qёkurse Malta ёshtё anëtarёsuar nё BE nё vitin 2004 dhe me mundёsitё qё lidhen me kёtё nё tregun e brendshёm dega e financave ёshtё nё rritje. Kryeministri Muscat nё tё kundёrt nё njё intervistё me agjencinё e lajmeve Reuters tha, se: "Sektori  i financave ёshtё po aq transparent, solid dhe konform rregullave si edhe gjithё tё tjerёt nё Europё."

Shumё maltezё, por edhe vёzhgues nga jashtё shohin nё kombinimin mes medieve tё dobёta dhe lobit me influencё tё kapitalit njё problem strukturor. Madje ata as nuk befasohen, qё policia nё sfondin e njё vale atentatesh duket e pafuqishme: Dy vitet e kaluara ka pasur gjashtё atentate me vetura bombё nё Maltё – deri mё tani askush nuk ёshtё akuzuar.

Malta Protest nach Mord an Journalistin Daphne Caruana Galizia
Fotografi: James Bianchi/Mediatoday

Mosbesim ndaj sistemit tё Muscat-it

Shumё maltezё nuk i durojnё dot mё kёto rrethana dhe mendojnё, qё demokracia ka marrё fund. Gjatё njё demonstrate tё dielёn e kaluar (30.10) nё pankarta shkruhej "Ne nuk mund tё na bёjnё tё heshtim " dhe "Vendi ynё meriton mё mirё ". Bloggeri Jacques Zammit tha nё njё fjalim gjatё demonstratёs, se „shteti nuk punon pёr vendin, por pёr qarkun e  brendshёm tё pushtetit."

Familjet e tё vrarёve i kёrkojnё kryeministrit tё japё dorёheqjen. Ai e ka kthyer Maltёn nё „ishullin e mafies". Ata nuk besojnё mё tek drejtёsia nёn kёtё qeveri. Djemtё e Galizias nё njё postim nё Facebook shkruajnё: "Nuk mund tё sjellin tani drejtёsi ata, qё aq kohё sa ne kujtojmё nga e kaluara, vetёm janё pёrpjekur ta bёjnё tё heshtё nёnёn tonё."

Vёmendje ndёrkombёtare

Kritika tё ashpra vijnё ndёrkohё nga mbarё Europa. Komisioni i BE-sё i bёri thirrje qeverisё maltze qё jo vetёm tё zbardhё vrasjen, por edhe tё zgjidhё „problemet e mundshme strukturore" me shtetin ligjor. "Sytё e Europёs janё drejtuar nga autoritet e Maltёs", shkruan zёvendёspresidenti i Komisionit Frans Timmermans.

Ministri  i Brendshёm i Maltёs Michael Farrugia ka thёnё, se policia ka „ҁek tё bardhё„ qё tё kryejё tё gjitha hetimet e nevojshme. Kryeministri Muscat ka vёnё nё dispozicion njё shumё shpёrblyese prej njё milionё Eurosh pёr atё qё jep dёshmi pёr kapjen e dorasit. Megjithatё mosbesimi dhe presioni ёshtё aq i madh, sa ndёrkohё Muscat pranoi qё tё shkojnё nё Maltё hetues nga Europoli dhe FBI-ja pёr t'u ndihmuar kolegёve tё tyre maltezё.

 

Hasselbach Christoph Kommentarbild App
Christoph Hasselbach Analist, korrespondent dhe komentues i politikave ndërkombëtare