1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Luftë verbale me Rusinë për Sergej Skripal, kush është ai?

Richard Connor
8 Prill 2018

Kush është Sergej Skripal, agjenti i helmuar me gaz nervor që e ka ftohur keq marrëdhënien jo vetëm mes Britanisë së Madhe e Rusisë, por edhe perëndimit e Kremlinit? Kur e pse ndodhi kalimi i tij tek britanikët?

https://p.dw.com/p/2vdPE
Doppelagent Sergei Skripal
Fotografi: picture-alliance/Globallookpress

Emri i Sergej Skripal, agjentit rus që u bë agjent i dyfishtë duke punuar edhe për britanikët u fut në fokusin e shërbimit sekret të inteligjencës, ndërsa ai punonte në Madrid tek zyra e atasheut ushtarak të Moskës, për shërbimin sekret ushtarak të Rusisë, GRU.

Pse ndërroi Skripal krahun e u bë agjent i dyfishtë?

Sergej Skripal lindi në Kaliningrad në vitin 1951, pas shkollimit ai iu bashkua ushtrisë, para se të kalonte tek shërbimi sekret ushtarak, GRU. I vendosur në Maltë ai tregoi aftësi si agjent, duke bërë që më vonë t'i ofrohet një post në kryeqytetin spanjoll, Madrid. Megjithëse ai ishte zbuluar si një aset i mundshëm edhe për shërbimin sekret spanjoll, Skripas përfundoi si agjent i MI6, pikërisht në Spanjë. Kjo ndodhi në epokën e Boris Yeltsinit, kur paratë rridhnin me pikatore në Rusi. Zyrat e shërbimit sekret rus jashtë vendit shpesh nuk paguheshin për periudha të gjata. Sipas raportimeve, arsyet e kalimit të tij në krahun britanik ishin financiare. Gazeta britanike The Times ka njoftuar se MI6 i dha spiunit rus pseudonimin  "Fortwith."

UK Salisbury Untersuchung Nervengasanschlag Skripal
Hetime në SalisburyFotografi: picture-alliance/PA Wire/B. Birchall

Sipas The Times, Skripalit i kërkoheshin informacione dhe detaje për koordinatat dhe vendndodhjen e agjentëve ruse kur ata zhvillonin takime. Me gjasë informatat përfshinin agjentë në vende të ndryshme europiane. Më vonë Skripal për shkak të problemeve shëndetësore u dërgua në Moskë të punonte në shtabin e GRU. I kthyer në Rusi ai u diagnostikua me diabet. Megjithëse Sergej Skripal pushoi së punuari për GRU në vitin 2000, ai vazhdoi të mbante një punë në qeverisjen lokale në Moskë duke qenë kështu i aftë të siguronte informacione të rëndësishme.

Kapja nga rusët

Kërkesa për para ka qenë me sa duket faktori konstant i angazhimit të tij. Nga Moska, ai vizitonte rregullisht Malagan, ku MI6 i kishte siguruar një shtëpi, ku merrte pagesat. Nëse ai nuk mundej, shkonte bashkëshortja e tij, Liudmilla.

UK Salisbury Untersuchung Nervengasanschlag Skripal - Yulia Skripal
Yulia, vajza e Skripal u helmua me të atinFotografi: picture alliance/dpa/Facebook/Yulia Skripal

Skripal u kap nga autoritetet në vitin 2004. Ai ishte jashtë shtëpisë së tij në rajonin e Krylatskoyes kur u fut në një mikrobus me xhama të errët, i sapo kthyer nga një vizitë në Britaninë e Madhe. „Ju më mundët", thuhet se i ka thënë Skripal FSB-së. Shërbimi sekret rus, FSB e akuzoi atë se është rekrutuar nga shërbimi inteligjent britanik në vitin 1995. Dy vite më vonë Skripal u dënua për „tradhti të lartë në formë të spiunazhit" me 13 vite burgim në një burg të sigurisë së lartë. Agjenti i dekonspiruar mori një dënim relativisht të lehtë për shkak të bashkëpunimit me autoritetet. Skripal pati fat, kur 10 agjentë rusë u dërguan në SHBA pas zbulimit të tyre si pjesë e një rrjeti të fshehtë të spiunëve, që paraqiteshin si amerikanë normalë në këtë vend.

Tragjedi personale

Ai ishtë një katër operativët perëndimore, që u dërguan në drejtimin e kundërt, i falur nga presidenti i atëhershëm rus, Dmitri Medvedev. Lirimi i Skripalit u bë me ndihmën e qeverisë britanike, prandaj Britania e Madhe ishte vendi ku ai u vendos. Ai bleu një shtëpi në Salisbury, por në vitet e mëvonshme iu desh të përballej me disa tragjedi personale. Gruaja Liudmilla ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2012, djali i vdiq në korrik të vitit të kaluar në moshën 43 vjeçare gjatë një vizite në Shën Peterburg. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e vdekjes së tij. Po ashtu edhe vëllai i tij 68 vjeçar, Valery, që shërbeu në ushtrinë ruse, ndërroi jetë dy vjet para se ish-agjenti të helmohej me vajzën e tij 33-vjeçare Yulia në Salisbury.