Luftë vëllavrasëse në territoret palestineze
2 Janar 2008Viti 2007 filloi për palestinezët në Rripin e Gazës njëlloj siç ishte mbyllur i vjetri - me luftime të ashpra midis personave të armatosur të dy forcave të armiqësuara. Arsyeja: Fatahu nuk ishte në gjendje të pranonte humbjen e pësuar në zgjedhjet në fund të janarit 2006. Njësitë e tij qëndruan nën komandën e Fatahut. Hamasi nga ana tjetër, i dobësuar prej sanksioneve financiare të Perëndimit, bëri përgjegjës për paaftësinë e vet për të qeverisur Fatahun. Rrjedhoja: Zjarrshkëmbime të vazhdueshme nëpër rrugë, të vrarë dhe të plagosur.
Arabia Saudite donte të ndërmjetësonte, uli në një tryezë në vendet e shenjta të fesë islame në Mekë udhëheqjen e Hamasit dhe atë të Fatahut, i detyroi të ndërtonin një koalicion qeveritar. Por edhe kjo aleancë u shpërbë shpejt. Në prill dhe maj negociatorët takoheshin herë pas here natën, por deklaratat e synimeve nuk mbanin as deri ditën tjetër.
'Së pari që presidenti i urdhëron forcat e armatosura, të tërhiqen nga rruga, dhe që Fatahu dhe Hamasi i urdhërojnë përkrahësit e tyre, të ndërpresin të gjitha konfliktet e armatosura nëpër rrugë.'
Pak më vonë, në qershor, Hamasi theu të gjitha rregullat e njohura të luftës ndërpalestineze për pushtet - islamistët e morrën Rripin e Gazës duke u nisur nga jugu deri në veri, vranë zyrtarë të Fatahut, sulmuan bazat e tyre ushtarake, plaçkitën selinë e ish-udhëheqësit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës Jaser Arafat, i shtinë një javë të tërë tmerrin popullatës së frikësuar. Më vonë Mahmud Abbasi, trashëgimtari politik i Arafatit, e quajti këtë 'puç' - e shkarkoi kryeministrin e Hamasit Hanija, por këtij të fundit duket se nuk i bëri aspak përshtypje:
'Amerikanët dhe izraelitët nuk do t'i japin popullit tonë atë që synon në tryezën e bisedimeve.'
Në pikëpamjen e pushtetit për Mahmud Abbasin Rripi i Gazës kishte humbur - për një kohë të shkurtër ai besoi se mund të organizonte zgjedhje të reja, por zgjedhje nuk pati. Fundi i skizmës palestineze nuk duket në horizont.