1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Lojërat Olimpike në Tokio pa spektatorë të huaj

Martin Fritz
21 Mars 2021

Për shkak të pandemisë Covid-19 organizatorët e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpikë të Tokios nuk do të lejojnë tifozë të huaj në vend.

https://p.dw.com/p/3quyb
Japan | Tokio | Vorbereitungen Olympische Spiele 2021
Fotografi: Philip Fong/AFP/Getty Images

Për shkak të pandemisë së koronës në Lojërat Olimpike Verore në Tokio nuk do të pranohet asnjë spektator i huaj. Vendimi ishte "i pashmangshëm", tha presidentja e Komitetit Organizativ të Lojërave të Tokios, Seiko Hashimoto, pas një videokonference me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar (IPC).

Japan | Tokio | Vorbereitungen Olympische Spiele 2021 | Organisatorenkonferenz
Seiko Hashimoto dhe Thomas BachFotografi: Yoshikazu Tsuno/AP Photo/picture alliance

"Kjo është shumë zhgënjyese dhe për të ardhur keq, por na u desh ta merrnim këtë vendim." IOC dhe IPC e kanë "respektuar dhe pranuar plotësisht vendimin." Për herë të parë, Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike do të zhvillohen pa spektatorë të huaj.

Shumica japoneze kundër Olimpiadës

Sipas një sondazhi të gazetës "Yomiuri Shimbun" në fillim të Marsit, 77 përqind e të anketuarve u shprehën kundër vizitorëve të huaj për Lojërat Olimpike. Më shumë se gjysma e japonezëve janë aktualisht në favor të shtyrjes apo edhe anulimit të lojërave të verës, të cilat janë shtyrë tashmë për një vit.

Japan | Tokio | Vorbereitungen Olympische Spiele 2021
Fotografi: Philip Fong/AFP/Getty Images

Rimbursim për biletat, jo për akomodimet

Rreth 600.000 bileta për Lojërat Olimpike dhe rreth 300.000 bileta për Lojërat Paraolimpike janë shitur tashmë për sportdashës ndërkombëtarë. Kundrejt kërkesës paratë për biletat do të rimbursohen. Sidoqoftë kostot për fluturimet dhe akomodimet që tashmë janë rezervuar nuk mund të rimbursohen, tha drejtori menaxhues i Komitetit Organizativ të Lojërave të Tokios, Toshiro Muto.