Ligj i ri zgjedhor për palestinezët
3 Shtator 2007Reklamë
Presidenti i palestinezëve Mahmud Abaz ka ndryshuar me dekret ligjin palestinez për zgjedhjet. Sipas tij të 132 anëtarët e parlamentit palestinez në të ardhmen do të zgjidhen vetëm përmes sistemit proporcional të përfaqësimit.
Të gjithë kandidatët duhet të pranojnë statutin e organizatës për çlirimin e Palestines, PLO, e cila e njeh ndër të tjera të drejtën e ekzistencës së shtetit të Izraelit. Ndryshimi i ligjit zgjedhor nga Abazi vleresohet si një hap, për të përjashtuar Hamasin radikal islamik nga zgjedhjet e ardhshme, ose për të vështirësuar pjesëmarrjen e tij në to.
Hamasi, i cili refuzon kategorikisht njohjen e shtetit të Izraelit, deklaroi se ndryshimet e ligjit zgjedhor janë ilegale.