250209 fußball bayern
25 Shkurt 2009Në kuadër të kualifikimit në Ligën e Kampionëve mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e para të tetëshes, ku u shënuan disa barazime dhe vetëm një fitore:
Inter Mailand - Manchester Junajtid 0:0
Atletico Madrid - FC Porto 2:2
Arsenal London - AS Rom 1:0
Olymique Lyon - FC Barcelona 1:1
I vetmi ekip që fitoi mbrëmë ishte ai i Arsenalit, i cili mundi Romën. Golin e fitores për skuadrën angleze e ka shënuar Robin van Persie, nga 11 metërshi në minutën e 37-të të ndeshjes. Italianët shpresojnë megjithatë në përparësinë që mund t'ju japë ndeshja e kthimit, që do të zhvillohet pas dy javësh në kryeqytetin italian.
Sot ekipi i Bajernit të Mynihut do të luajë si mysafir kundër ekipit portugez Sporting Lisabon.
Në prag të ndeshjes së sotme, trajneri i ekipit të Bajernit Jürgen Klinsmann deklaroi:" Unë mendoj se është shumë, shumë e rëndësishme që të gjejmë një gërshetim optimal mes sulmit dhe mbrojtjes, gjë që na ka munguar deri tani në bundesligë. Këtë temë e diskutojmë gjithmonë me ekipin. Ndeshja e sotme është e rëndësishme në këtë fazë të ligës së kampionëve".