1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

290310 championsleague vorschau

30 Mars 2010

Raundi i çerekfinaleve të UEFA Champions League-ës hapet sot me një duel klasik të futbollit evropian. Për herë të parë që prej vitit 2001 takohen sërish në kategorinë mbretërore Bajerni i Mynihut dhe Manchester United.

https://p.dw.com/p/MhYT
Futbollisti Arjen Robben i Bajernit të MynihutFotografi: AP

Garë kampionati, finale e kupës së Gjermanisë dhe Champions League. Bajerni i Mynihut lufton ende në të gjitha frontet dhe natyrisht dëshiron që t'i fitojë të tre. Por cili është më i rëndësishmi për të? Mendimet për këtë janë të ndara. Për shembull drejtori sportiv Christian Nerlinger thotë para ndeshjes së vajtjes së Champions-League-ës kundër Manchester United-it:

Eröffnungsveranstaltung Allianz-Arena in München Fußball FC Bayern München - Deutsche Nationalmannschaft
Stadiumi "Allianz-Arena" në MynihFotografi: AP

"Natyrisht që është një ndeshje e rëndësishme kundër Manchesterit, megjithatë përcaktimi i detyrave tek ne është krejt i qartë: Ne duam të bëhemi kampion kombëtar dhe natyrisht të fitojmë tani edhe kupën e Federatës Gjermane të Futbollit."

E vërtetë apo taktikë - kjo është pyetja, pasi para ndeshjes kundër kampionit anglez Bajerni gjendet nën trysni të madhe. Për më tepër që golashënuesi kryesor Arjen Robben do të mungojë me gjasa në ndeshjen e sotme në fushën e vet në stadiumin Allianz-Arena. Holandezi ka lënduar pulpën e djathtë. Por kapiteni i Bajernit Mark van Bommel e konsideron ekipin e vet edhe pa Robbenin si të mirë sa duhet, megjithëse edhe Franck Ribery nuk është ende tek 100 për qind të kapacitetit të tij:

Mark Van Bommel FC Bayern München
Kapiteni i Bajernit, Mark Van BommelFotografi: picture-alliance/ dpa

"Nuk është kështu që jemi krejtësisht të varur prej Arjenit, apo Franckut. Jemi shumë të kënaqur, kur ata marrin pjesë dhe nuk kanë shqetësime fizike. Kjo na ndihmon dhe besoj se me ta jemi më të mirë. Por ne kemi fituar edhe në Torino tek Juventusi pa Arjenin dhe Franckun. Arjeni hyri atje në 20 minutat e fundit në lojë, pra nuk jemi të varur nga ata të dy", thotë holandezi.

Më të rëndë e bën gjendjen fakti që lojtari i formacionit të parë Bastian Schweinsteiger nuk është në dispozicion për arsye të marrjes së dy kartonave të verdhë. Në këtë mënyrë bavarezët janë me shanse të pakta në stadiumin e tyre, por ky rol duket se ju pëlqen. Dhe me gjithë humbjen e hidhur në finalen e 1999-ës bilanci flet për mikpritësit: Në shtatë ndeshje kundër ManU-t ka pasur dy fitore të Bajernit, katër barazime dhe humbjen e turpshme të 11 viteve më parë.

Autor: Calle Kops/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica