Këshilli i Sigurimit nuk arrin të miratojë deklaratën e përbashkët për Somalinë
27 Dhjetor 2006Reklamë
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk arriti të dalë me një deklaratë të përbashkët për luftimet e fundit të përgjakshme në Somali. Në projektrezolutën e prezantuar nga Katari kërkohet tërheqje e menjëhershme e të gjitha trupave të huaja nga Somalia, në veçanti e ushtarëve etiopianë.
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Somali, Fransua Lonseni Fall apeloi tek KS i OKB-së që të gjej një zgjidhje politike për Somalinë. Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit u thirr pasi aviacioni ushtarak i Etiopisë goditi sërish për të tretën ditë me radhë pozicionet e milicëve islamikë në Somali.