1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Këshilli i Sigurimit i OKB-ës dënon sulmin kamikaz në Pakistan

23 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Btsp

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi ashpër sulmin e përgjakshëm në qytetin bregdetar pakistanez, Karaçi, si pasojë e të cilit javën e kaluar u vranë më tepër se 130 njerëz. Organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara në deklaratën e tij flet për një" akt mizor terrorist". Njëkohësisht u bëhet thirrje të gjitha vendeve që të ndihmojnë në kapjen e atyre që qëndrojnë pas këtij sulmi. Sulmi ishte drejtuar ndaj një tubimi mikpritës për ish-kryeministren pakistaneze, Benazir Buto (Benazir Bhuto), e cila të enjten u kthye nga ekzili në atdhe.