Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendos sanskione ndaj Koresë së Veriut
16 Korrik 2006Përgjigja e shpejtë dhe e ashpër që kërkoi Japonia për zhvillimin e testeve të papritura me raketa nga Korea e Veriut, u mundësua pas 10 ditësh në formën e një kompromis-rezolute. 15 antarët e Këshillit të Sigurimit kritikuan hapur veprimet e Koresë së Veriut dhe i bënë thirrje qeverisë në Pjënjan, që t´i ndalojë menjëherë të gjitha testet me raketa.
Sipas gremiumit më të lartë të OKB-së, kjo rezolutë hyn në fuqi në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ndonëse nuk u vendos në bazë të kapitullit 7 të Kartës së OKB-së, ashtu siç kishin kërkuar SHBA-s dhe Japonia. Për Pekinin kjo rezolutë është e papranueshme, sepse kapitulli 7 i Kartës së OKB-së, lejon përdorimin e armëve në rast nevoje.
Reagimi më i dobët diplomatik, ishte çmimi për pranimin e kësaj rezolute nga Kina dhe Rusia. Britania e Madhe e përpiloi tekstin për këtë kompromis. Ndërkohë ambasadori rus pranë OKB-së, Vitali Shurkin, theksoi pas marrjes së vendimit:
"Ky rezultat është një sinjal i fortë për Korenë e Veriut."
Teksti detyron të gjitha shtetet antare të OKB-së, që të mos transportojnë apo të importojnë raketa në dhe nga Korea e Veriut. E njejta gjë vlen për të gjitha teknologjitë, që mund të përdoren për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë. Përveç kësaj, Pjënjani duhet të kthehet menjëherë dhe pa kushte në tryezën gjashtëpalëshe të bisedimeve.
Ambasadori i Koresë së Veriut pranë OKB-së, Pak Gil Jon, deklaroi menjëherë pas vendimit të kësaj rezolute se:
"Vendi im nuk e pranon këtë rezolutë kriminele", dhe theksoi më tej se Korea e Veriut e përdor programin e saj të raketave për vetëmbrojte dhe nuk sheh ndonjë arsye përsa ta ndalojë atë.