1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Këshilli i Sigurimit dënon masakrën në Siri

28 Maj 2012

Këshilli i Sigurimit debatoi për krimin e përgjakshëm në fundjavë në Siri. Ai bëri përgjegjës qeverinë e Asadit për vrasjen e 108 vetëve në Hula.

https://p.dw.com/p/153Pp
Protesta pas masakrës në Hula
Protesta pas masakrës në HulaFotografi: Reuters

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë përgjegjës qeverinë siriane për masakrën e fundit në fshatin Hula në afërsi të qytetit Homs. Sulmi, në të cilin kanë humbur jetën më shumë njerëz se sa mendohej deri tani, solli vdekjen e 108 vetëve dhe qindra të plagosurve. Këto të dhëna i bëri të ditura para Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, shefi i misionit të vëzhguesve të OKB-së në Siri Robert Mood. Instanca më e lartë e OKB-së në një debat të posaçëm diskutoi mbi ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e shtunë në Siri. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon dhe i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Kofi Annan e duan sulmin në Hula si "krim brutal" dhe kërkuan nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë. Komisarja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay deklaroi se sulmi në këtë fshat është krim kundër njerëzimit.

Kofi Annan
Kofi AnnanFotografi: Reuters

Hetim krimit të përgjakshëm

Në një deklaratë të KS në Nju Jork, pjesë e së cilës është edhe bërë edhe Rusia, thuhet se sulmi është tepër i neveritshëm. Gjatë masakrës së kryer në qytetin sirian Hula kanë vdekur edhe 30 fëmijë. Sipas të dhënave që disponon KS forcat e armatosura kanë përdorur edhe armët e rënda. Civilët janë qëlluar nga afër. Këshilli i Sigurimit dënoi qeverinë e Assadit duke thënë se presidenti Bashar al-Asad ka shkelur të drejtën dhe detyrimet ndërkombëtare. Qeveria e Asadit vetë ka miratuar më 12 prill një armëpushim të ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm i bashkësisë ndërkombëtare, Kofi Annan.

Këshilli i Sigurimit ngarkoi Annanin të hetojë gjakderdhjen në Hula dhe t'i raportojë për këtë instancës së OKB-së. Sipas burimeve nga Nju Jorku bëhet e ditur se në Hula janë përdorur edhe artileri dhe granata, që shihet si provë se pas masakrës fshihen trupat e sundimtarit sirian Baschar al Assad.

Nga ana e saj qeveria në Damask ka hedhur poshtë çdo përgjegjësi dhe akuzoi për këtë ngjarje grupet terroriste. Regjimi i Asadit përpiqet që nga marsi i vitit 2011 të shtypë me dhunë revoltën popullore kundër tij. Sipas të dhënave të OKB-së gjatë një viti kanë humbur jetën 10.000 vetë dhe mijëra të tjerë janë arrestuar, rrëmbyer dhe torturuar.

Autor: ag/Arapi

Redaktoi: Mimoza Kelmendi