Këshilli i Sigurimit dënon goditjen ndaj një baze ushtarake të Bashkimit Afrikan në Darfur
3 Tetor 2007Reklamë
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e dënoi rëndë goditjen me pasoja të rënda ndaj një baze ushtarake të Bashkimit Afrikan në Darfur. Në deklaratën e miratuar njëzëri thuhet se përgjegjësit e këtij sulmi duhen nxjerrë përpara përgjegjësisë. Ushtria sudaneze dhe rebelët janë duke akuzuar për këtë sulm reciprokisht njëri-tjetrin. Gjatë sulmit në fjalë gjetën vdekjen dhjetë ushtarë helmetkaltër si dhe u morën peng shumë të tjerë. Disa prej përfaqësuesve kryesorë të Bashkimit Afrikan si dhe SHBA-të bënë thirrje që pararoja e trupës së planifikuar ndërkombëtare të paqes duhet të dërgohet gjatë tetorit në Sudan.