1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Këshilli i Sigurimit diskuton për situatën aktuale në Birmani

27 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BkFR

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të bashkuara ka zhvilluar një mbledhje urgjente për të diskutuar për dhunën që po ushtron junta ushtarake në Myanmar Birmani ndaj protestuesve murgjë budistë. Ibrahim Gambari, i dërguari special i OKB në këtë vend informoi mbi gjendjen aktuale. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki Mun(Ban Ki Moon) deklaroi se do t`i propozojë juntës ushtarake një plan për ribashkimin e vendit. Përfaqësuesi i Kinës në Kombet e Bashkuara Wang Guanga, e ka cilësuar si të pavlerë kërkesën për të dënuar regjimin ushatrak të Mijanmarit me sanksione për shkak të dhunës të përdorur kundër protestuesve. Njoftimet nga Birmania bëjnë të ditur se forcat e sigurimit kanë bastisur manastiret dhe kanë arrestuar më shumë se 100 murgj në kryeqytetin Rangoon ndërsa po përpiqeshin që të ndalonin protestat anti-qeveritare.