1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kushtetuesja në Hungari rëzon kodin elektoral të qeverisë Orban

dpa/dw5 Janar 2013

Në përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në 2014 qeveria konservatore e Viktor Orbanit në Hungari miratoi reformën e diktueshme elektorale. Sipas komentatorëve: Orbani i trëmbet humbjes së pushtetit

https://p.dw.com/p/17ELW
epa03443564 Tens of thousands of people attend a rally of the oppositional association One Million People for The Freedom of The Press, nicknamed Milla, in downtown Budapest, Hungary, 23 October 2012, as they mark the 56th anniversary of the outbreak of the 1956 revolution and war of independence against communist rule and the Soviet Union. EPA/SZILARD KOSZTICSAK HUNGARY OUT +++(c) dpa - Bildfunk+++
Ungarn Budapest DemonstrationFotografi: picture-alliance/dpa

Gjykata Kushtetuese e Hungarisë ka vlerësuar si të pavlefshme reformën e diskutueshme të ligjit të zgjedhjeve të bërë nga koalicioni qeveritar i kryeministrit, Viktor Orbán. Gjykatësit kanë quajtur si të paligjshëm rregullin e ri për dhënien e votës dhe disa elemente të tjerë të ligjit të vendosur në muajin nëntor. Kritikët i kanë quajtur ndryshimet si jodemokratike dhe si një përpjekje e Orbanit për të siguruar pushtetin. Sipas ligjit, në të ardhmen zgjedhësit në Hungari duhet të regjistrohen çdo katër vjet për dhënien e votës. Përveç kësaj u bënë shkurtime të fushatës së zgjedhjeve. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Hungari mbahen në pranverën e vitit 2014.  

Çfarë parashikon rregullorja e re?

Në bazë të rregullit të ri zgjedhësit e Hungarisë në të ardhmen duhet të regjistrohen, nëse duan të marrin pjesë në votime. Sipas mazhorancës reforma elektorale ka për qëllim ta lehtësojë përpilimin e listave elektorale. Partitë parlamentare në opozitë e kritikojnë detyrimin për regjistrim si një masë për kufizimin e kamufluar të së drejtës së votës, sepse pjesa më e varfër e elektoratit, më pak e arsimuar apo e pavendosur do t'u qëndrojë larg kutive të votimit. Aktvisti i të drejtave civile dhe kryetar i lëvizjes joqeveritare  "Shoqata Milla", Péter Juhász, në bisedë për DW e quan reformën elektorale si "një përpjekje të kryeministrit Viktor Orbán dhe partisë së tij, për ta sanksionuar në mënyrë administrative fitoren".

Në bazë të rregullore, që u miratua në nëntor(26.11.), zgjedhësit çdo katër vjet ose duhet të regjistrohen duke u paraqitur personalisht në zyrën përkatëse të qarkut apo komunës, ose duke lëshuar nënshkrimin në mënyrë elektronike - në rast e kanë këtë mundësi - përmes internetit. Për regjistrimin elektronik përmes internetit qytetarët me të drejtë vote paraprakisht duhet të marrin lejen përkatëse personale për lloj procedure. Regjistrimi duhet ketë përfunduar më së voni dy javë përpara zgjedhjeve parlamentaretë radhës.  Ky regjistrim është i vlefshëm si për zgjedhjet parlamentare, ashtu dhe për ato lokale, votime për Parlamentin Evropian si dhe për referendumet popullore. Hungarezët që jetojnë jashtë vendit, rreth tre milionë pjesëtarë të minoritetit hungarez në Rumani, në Serbi, në Sllovaki dhe në Ukrainë, të cilët qysh nga viti 2010 kanë të drejtën e votës, mund të regjistrohen përmes korrespondencës me letër.

Krahas detyrimit për regjistrim për zgjedhësit, reforma elektorale sjell edhe një kufizim të mundësive për fushatë elektorale: Partitë dhe kandidatët në të ardhmen nuk lejohen të bëjnë reklamë në radiot e televizionet private si dhe në gazetat lokale. Qysh vitin e kaluar në valën e reformës së sistemit elektoral u ripërcaktuan qarqet elektoral dhe numri i mandateve parlamentare u përgjysmua. Kritikët ngrenë shqetësimin, se në këtë mënyrë partitë e mëdha si ajo do të jenë të favrizuara.

ARCHIV - Der ungarische Premierminister Viktor Orban, aufgenomen am 02.03.2012 in Brüssel (Belgien). Orban wird am Donnerstag (22.03.2012) in München (Oberbayern) vom bayerischen Ministerpräsidenten empfangen. Foto: Julien Warnand dpa/lby
Kryeministri konservator i Hungarisë, Viktor OrbanFotografi: picture-alliance/dpa

Orbani i trëmbet humbjes së pushtetit

Komentatorët e mediave kritike ndaj qeverisë e patën komentuar reformën si një përpjekje të partisë në pushtet Fidesz, për të rikuperuar humbjet e dukshme të popullaritetit në dy vitet e fundit dhe për të siguruar afatgjatë rezultatet të mira në zgjedhje. Ndërkohë që qeveria e Orbán kultivon një retorikë nacionaliste-populisto-antikapitaliste, ajo ndjek një politikë kursimesh klasike dhe rigoroze, prej së cilës vuajnë kryesisht shtresat e dobëta sociale dhe pensionistët. Kjo ka bërë që Fidesz në sondazhe të pësojë humbje të forta dhe nëse aktualisht do të bëheshin zgjedhje ajo nuk do ta arrinte më shumicën e dy të tretave.