1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëIzrael

Kush eshte Hamasi?

12 Tetor 2023

Që nga viti 2007, Rripi i Gazës, me rreth 2 milionë banorë,  sundohet nga Hamasi. Që atëherë, Gaza konsiderohet nga Izraeli si territor armiqësor dhe është kryesisht e mbyllur. 

https://p.dw.com/p/4XNJI

Rripi i Gazës, ku ushtria izraelite sulmon objektivat e Hamasit militant islamist dhe objektivat e Xhihadit Islamist Palestinez.  Nga kjo enklavë me popullsi të dendur që shtrihet midis Izraelit, Egjiptit dhe Mesdheut  Hamasi sulmon Izraelin prej vitesh me raketa, 

Që nga viti 2007, Rripi i Gazës, me rreth 2 milionë banorë,  sundohet nga Hamasi. Që atëherë, Gaza konsiderohet nga Izraeli si territor armiqësor dhe është e kryesisht e mbyllur. Izraeli kontrollon hyrje-daljet nga toka, deti dhe ajri.  Hamasi kundërshton çdo  proces paqeje dhe bën thirrje për shkatërrimin e shtetit izraelit.

Organizata është klasifikuar terroriste nga Izraeli, SHBA, BE dhe Britania e Madhe.  Hamasi është pjesë e një aleance rajonale ku përfshihet Irani, Siria dhe organizata islamike Hezbollah, në Liban. Të gjithë këta e kundërshtojnë politikën e SHBA-së në  Lindjen e Mesme dhe ndaj Izraelit. 

Edhe Hezbollahu është klasifikuar si një organizatë terroriste nga BE dhe vende të tjera. Hamasi ka kryer disa sulme ndaj Izraelit, Ato kanë përfunduar në katër konflikte ushtarake në vitet 2008/2009, 2012, 2014 dhe 2021.  Vala e fundit e sulmeve, sipas Hamasit, është vetëm fillimi. Organizata u ka bërë thirrje  grupeve të tjera që t'i bashkohen luftës.