1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kundërshtim i fortë për Johnsonin në Skoci

30 Korrik 2019

Gjithçka është shumë e thjeshtë për Boris Johnsonin: marrëveshja e Brexitit ka vdekur, tha kryeministri britanik në krye të udhëtimit të tij në Edinburgh. Por llogaritë ai i ka bërë pa kryeministren skoceze Sturgeon.

https://p.dw.com/p/3Mxmi
England Boris Johnson besucht Schottland
Fotografi: picture-alliance/empics/J. Barlow

Nicola Sturgeon e konsideron jashtëzakonisht të rrezikshëm kursin e Brexitit të kryeministrit britanik Boris Johnson - jo vetëm për rajonin e saj, por për gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Këtë kryeministrja skoceze e bëri të qartë pas një bisede me Johnsonin në Edinburgh. Ajo beson se Johnsoni një dalje pa marrëveshje të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, tha Sturgeon. "Kjo është një qeveri që ndjek një strategji kundër marrëveshjes, pavarësisht se e mohon këtë." Nuk është e qartë se si donte Johnson ta nxiste BE të rinegociojë Marrëveshjen e Brexitit.

Johnson ëndërron një "të ardhme të ndritshme"

Para takimit të tij me Sturgeonin, Johnsoni kishte parashikuar një "të ardhme të ndritshme" pas Brexitit. Mbretëria e Bashkuar është një "markë globale", tha ai. Ishte me "rëndësi jetësore" "rinovimi" i lidhjeve që mbanin së bashku pjesët e ndryshme britanike të vendit.

Por sidomos me Skocinë, e cila në shumicë e kundërshton tërheqjen nga BE, këto lidhje janë të tendosura. Skocia është stacioni i parë në udhëtimin e Johnsonit në pjesët e ndryshme të vendit, udhëtim në të cilin ai do të shpjegojë planet e tij për Brexitin. Kryeministri gjithashtu ka në plan të shpallë investime të reja prej 300 milionë Paund (rreth 334 milionë Euro) për Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Por Uellsi dhe Irlanda e Veriut janë gjithashtu shumë kritike ndaj komenteve të Johnsonit. Kryeministri irlandez, Leo Varadkar paralajmëroi se në një Brexit pa marrëveshje me BE, njerëzit në Irlandën e Veriut do të "vinin në diskutim" bashkimin me Britaninë.

Skocezët po shqyrtojnë mundësinë e një referendumi të dytë

England Boris Johnson besucht Schottland
Fotografi: picture-alliance/empics/J. Barlow

Sturgeoni, e cili është edhe kryetare e Partisë Kombëtare Skoceze, theksoi se besimi për një ndryshim të kursit në Bruksel ishte "një strategji e dënuar të dështojë". Ajo i tregoi Johnsonit se parlamenti skocez do të vazhdojë përgatitjet për një referendum të dytë për largimin nga Mbretëria e Bashkuar në muajt e ardhshëm.

Në referendumin e parë për pavarësinë në vitin 2014, 55 përqind e skocezëve e kundërshtuan shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar. Në referendumin e Brexitit në qershor 2016, megjithatë, ata votuan në shumicë në favor të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Londra po përgatitet për Brexit pa marrëveshje

Johnsoni pas bisedës me Sturgeonin e bëri të qartë se marrëveshja e Brexitit ishte "e vdekur". Ai preferon të negociojë një marrëveshje të re me BE. Ai ishte optimist se do ta arrijë këtë. Por gjithashtu është e vërtetë se qeveria e tij po përgatitet për një dalje pa marrëveshje nga BE, tha kreu i konservatorëve britanikë për gazetarët. Britania do të largohet nga BE me çdo kusht më 31 tetor, tha ai.

Londra vazhdoi të ashpërsojë tonin ndaj BE. Ministri i ri i jashtëm, Dominic Raab e akuzoi të hënën Brukselin për "kokëfortësi", pasi BE nuk dëshiron ta rinegociojë marrëveshjen e tërheqjes të negociuar me administratën e May-t.

aud/se/rb (rtr, afp, ap)