1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kthesa? Takimi Donald Trump dhe Kim Jong Un

9 Mars 2018

Fillimisht ata e luftuan njëri-tjetrin verbalisht: Kim Jong Un tha për Trump, "i plakuri", ndërsa Trump u kundërpërgjigj me "burri me raketa". Tani duket se akulli do të thyhet.

https://p.dw.com/p/2u0ZH
Bildkombo Kim Jong Un und Donald Trump
Fotografi: picture-alliance/AP/dpa/Wong Maye-E

Shtëpia e Bardhë ka rënë dakord për një takim mes presidentit koreanoverior, Kim Jon Un dhe presidentit Trump. Vendi dhe koha e takimit ende duhet të përcaktohen. Trump shkroi në twitter se "janë arritur përparime". Por sanksionet kundër Koresë së Veriut duhet të mbeten në fuqi, derisa të nënshkruhet një marrëveshje çnuklearizimi e gadishullit korean. Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson është shprehur të premten, se Trump ra dakord për takimin me Kim Jong Un, sepse Kim ka ndryshuar dramatikisht pozicionin dhe tregoi dëshirë të takohet.

Më parë këshilltari koreanojugor për sigurinë, Chung Eui Yong kishte bërë të ditur në Uashington se Kim e ka ftuar presidentin amerikan dhe ai e ka pranur ofertën. Takimi pritet të zhvillohet deri në maj. Konflikti për programin atomik koreajugor u shkallëzua vitin e kaluar deri në kërcënime të dyanshme për luftë mes SHBA dhe Koresë së Veriut. Ushtria koreaoveriore testoi disa herë raketa atomike dhe një bombë atomike në fillim të shtatorit, duke shkelur disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit. Nga fillimi i këtij viti të dyja palët përpiqen për afrimin. Pjesëmarrja e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore ishte një shenjë e rëndësishme e çtensionimit.

 

la/(afp,rtr, dpa)