Kthehen palestinezët e parë në Rripin e Gazës
30 Korrik 2007Reklamë
Grupi i parë i 6.000 palestinezëve të bllokuar që prej një muaji e gjysmë në kufirin midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës është nisur për në shtëpitë e veta. Bëhet fjalë për rreth 100 palestinezë. Ditët e ardhshme do të kthehen të 6.000 refugjatët. Njerëzit u larguan nga Gaza në drejtim të Egjiptit pasi Hamasi radikal, islamik morri pushtetin në Rripin e Gazës. Autoritetet egjiptiane reaguan ndaj valës së refugjatëve me mbylljen e vendkalimit kufitar Rafah.